Në vitet 1885-1890 në Shkodër u ndërtua nga Marubbi studioja e parë fotografike, pajisur me mjete e kohës.
ORKESTRA E PARË FRYMORE e tipit perëndimor në Shqipëri u formua në Shkodër më 1878 nën drejtimin e muzikantit italian Giovanni Canale; më 1880 kaloi në duart e P.Kurtit , Palokë Kurti.
Në Shkodër më 1912 zhvillohet Shfaqja e parë kinematografike në Shqipëri nga Kólë Idromeno,
Balloja e parë në Shkodër (ndoshta edhe në Shqipëri) u zhvillua më 26 dhjetor, më 1913, në Kafe të Madhe, me orkestrantë ushtarakë italianë.
Veprimtaria e parë e artit pamor që njihet në Shqipëri deri tani, është ekspozita e hapur në Shkodër në v. 1918 nga tre artistëve të huaj: Horovitz dhe Pravotinski -austriake dhe skulptorit hungarez Beszedes me skica, portrete dhe peisazhe të realizuara gjatë qëndrimit në viset shqiptare.
Në vitin 1923 në Shkodër hapet e para ekspozitë pikturash, dhe e para ekspozitë kolektive në Shqipëri, nga shoqëria “Rozafat” me punime të piktorëve shkodranë
U bë inaugurimi i “Radio Shkodrës” më 13.05.1945, ku fjalën e rastit e mbajti Gjovalin Luka i cili dha një kontribut në themelimin e Radio Shkodrës duke krijuar redaksinë, programin, caktimin e spikerit, drejtorin e parë Kolë Luken.
Në v. 1947, një grup prej 15 vetësh me Luigj Kromiqin në krye, pranë Shtëpisë së Kulturës në Shkodër, krijuan të parin Klub filatelik në Shqipëri, që më vonë mori emrin Rrethi filatelik
OPERA “MRIKA” është opera e parë shqiptare, e vënë në skenë më 1 dhjetor 1958, në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, vepër e kompozitorit Prenkë Jakova e libret të Llazar Siliqit, me regjisor Andrea Skanjetin.
Në Shkodër më 1962 organizohet “Festivali i parë i muzikës së lehtë shqiptare”
Festivali i parë shqiptar i këngës për fëmijë u zhvillua në Shkodër me 10-11 maj 1963, me inisiativen e muzikantit Tonin Daija dhe kujdesit të veçantë të Prenkë Jakovës
Në Shkodër për herë të parë në historinë e femrës shkodrane marrin titullin “Kandidate të shkencave “ e konvertuara më vonë në “Doktore të shkencave”, Gjyzepina Pepitone dhe Zenepe Dibra (1984), kurse Fatbardha Fishta është femra e parë që merr titullin profesore
VEPRIMTARI PATRIOTIKE
MEMORANDUMI I SHKODRËS – 13 qershor 1878 që shtron kërkesen për pavarësinë e Shqipërisë, përfaqëson dokumentin e rrallë ku për herë të parë parashtrohet hapur kerkesa për pavarësinë e Shqipërisë.
Dy ngjarje me rëndësi do të mbesin për kohën në piramidën e kulturës shqiptare:
a. Shoqëria “Bashkimi” (1899) që dha një alfabet, mbështetur në dyshkronjësha. Ajo do të botojë një gramatikë, libra shkollorë dhe atë fjalor shumë të vlefshëm të vitit 1908. Ky trinom alfabet-gramatikë-fjalor do të jetë një nga idealet e rilindësve tanë.
b. Shoqëria “Agimi”, e themeluar nga Ndre Mjeda, më 1901, që hartoi edhe ajo alfabetin, duke u nisur nga parimi një tingull-një shkronjë, botoi tekste shkollore etj. Të dy këto shoqëri i dhanë tonin gjithë veprimtarive kulturore dhe arsimore jo vetëm në Shkodër
KOMITETI “Gruaja Shqiptare”
Është shoqëria e parë e grave e krijuar në Shkodër më 4 gusht 1920 nga Shaqe (Marie) Çoba, me mision ndihmesen në Luften e Koplikut më 1920 dhe emancipimin e gruas shkodrane. Ajo për herë të parë në Shkodër nxorri gazetën “Gruaja shqiptare”. Kryetare e ketij komiteti ishte Shaqe (Marie) Çoba, kryetare nderi Qamile Bushati
VETËQEVERISJA
Në v. 1916 Bashkia e Shkodrës, funksiononte si model perëndimor. Ishte e para në Shqipëri, që ka emetuar bileta të barabarta me valutën, e para që ka krijuar xhandarmërinë e vendorëve, e para që ka kontrolluar dhe ngritur sistem arsimor të qartë dhe të paguar, e para që krijoi shërbime bashkiake falas, dhe pastaj e para që ka pasur taksa të ngritura në sistem fiskal.Ajo ishte e para Bashki në Shqipëri që ka pasur fonde për të vobektit apo mbrojtjen sociale dhe sistem të tillë, ishte e para që ka bërë investime të mëdha publike si ndriçimi dhe rrugët me fondet saj.
Greva më e vjetër e zhvilluar në Shkodër, më e vjetra e këtij lloji në Shqipëri dhe njëra nga më të vjetrat në Ballkan ishte ajo e muratorëve dhe karpentierëve shkodranë e vitit 1872,
1 maji ka qenë festuar në Shkodër që më 1905, për herë të parë, dhe më 1917, 1918. Shkodra konsiderohet si qyteti i parë ku organizohen shoqatat e para të punëtorëve (shih shoqatat punëtore).
EKONOMIA
Më 1503 në Shkodër , ndërtohet pazari i vjetër i kësaj krahine, i pari në Shqipëri dhe ndër më të rrallët në Ballkan. Në Shkodër krijohet edhe pazari i parë i mbyllur në Shqipëri dhe ndoshta në Ballkan, i quajtur Bexhisten.
Ndërtesa më e vjetër e Shkodrës, në territorin ku shtrihet sot qyteti, nuk është më e vjetër se gjysma e dytë e shek. XVIII. Sipas dokumenteve historike Anton Duoda, ndërtoi për herë të parë një shtëpi në Tophanë. Në lagjen Garuc, shtëpia e Llazanëve në derën e një dhome mban v. 1721; shtëpia e Bep Muzhanit (në bulevardin Marin Barleci, sot e prishur), mbante vitin 1796.
DHOMA E TREGTISË- Në nëntor të v. 1919, në Shkodër, si qëndra më e madhe ekonomike e vendit, ngrihet Dhoma e Tregtisë, e para në të gjithë Shqipërinë.
Në Shkodër u ngritën edhe filaturat e para të mëndafshit, aty nga vitet 1860, që do të shquhen si prodhues dhe eksportues të mëndafshit në tregjet e Evropës Qëndrore. Firma shkodrane “Parruca” sjell që më 1860, në Shkodër të parin filander që nxirrte fijet e mëndafshit, e më vonë firma “Muzhani”, “Kaçulini”, “Daragjati”.
Në v. 1890 në Shkodër ngrihet fabrika e parë e blojës; në v. 1897 ngrihet fabrika e parë e sapunit. Në fillim të shek. XX, përpunimi i produkteve filloi të mekanizohej. Më 1918 ngrihet fabrika tjetër e sapunit “Vëllezërit Hoti” dhe fabrika e miellit Dan Hasani.
Më 1922 ngrihet fabrika e parë e duhan cigareve dhe ajo e sapunit e vëllezërve “Pogu”.
Më 1922 fillon prodhimi i alkolit etilik nga firma “Nikaj e Shokë”, e para fabrikë e këtij lloji në Shqipëri, që më vonë do të pasohej nga ajo e Mati Koliqit.
Në v. 1935, për herë të parë në Shkodër ngrihet “Fabrika e gazozit”- aranxhatës (pije freskuese me gaz), në mjediset e pronës së Gurakuqëve, dhe që menaxhohej nga Shyqyri Dervishi.
Më 1938 Vëllezërit Pogu ngritën një fabrikë për prodhimin e vajit nga farat vajore, e para e këtij lloji deri atëherë në vendin tonë.
Në Shkodër ngrihet e para fabrikë çimentoje në Shqipëri më 1928, nga firma gjermane Krupp, me një kapacitet prodhimi 15.000 ton në vit.
Në v. 1966 në Shkodër fillon punë “Uzina e Telave dhe Kabllove elektrike (UTE)” e para e këtij lloji në vendin tonë.
Më 1971 në Vaun e Dejës, Shkodër, vihet në shfrytëzim i pari hidrocentral mbi lumin Drin. “Hidrocentrali i Vaut të Dejës” me prodhim 1,1 miljardë Këh në vit.
Hidrocentrali i Komanit është HEC-i i tretë i ndërtuar mbi lumin Drin, ndërmjet atij të Vaut Dejës e të Fierzës, në gryken e Melgunit mbi fshatin Koman (Shkodër). Punimet e ndërtimit filluan më 1979 dhe përfunduan më 1985.
Në vitin 1971 ndërtohet linja e eksportit të energjisë elektrike 220 kv Vau-Dejës Podgoricë, duke shënuar kështu herën e parë në historinë e Shqipërisë të eksportit të energjisë elektrike.
Aparati i parë Rontgen në Shqipëri instalohet në Spitalin Ushtarak Turk në Shkodër gjatë Luftës I Ballkanike (1912-1913). Më 1930 Pjetër Prela sjell dhe instalon në Shkodër aparatin Rontgen.
Më 1938, dentisti, i lauruar në Francë, Abdullah Sekniqi, instalon të parin aparat Rontgen në Shkodër për dhëmbët, në klinikën e tij private, i pari i përdorur në Shqipëri.
Në Spitalin e Shkodrës, ku operacionet maksilo-faciale kanë filluar në 1960, janë bërë për herë të parë në të gjithë vendin edhe korigjimet anatomike, funksionale dhe estetike të fytyrës.
SPORTI
Më 23 nëntor të vititt 1734, një grup shkodranësh prej 8 burrash, kryesuar nga Hasan Kopliku (Xhabia), të nxitur nga ndjenja të thella fetare, marrin një inisiativë të guximshme për të shkuar në Qaben e Shenjtë me kuaj, dhe arrijnë atje mbas 75 ditësh udhëtimi. Pavarësisht se qëllimi ishte fetar ky udhëtim mund të konsiderohet si një rekord i hipizmit shqiptar.
GARA E PARE E HIPIZMIT në Shqipëri zhvillohet në Shkodër vitin 1900 me pjesëmarrjen e kalorësve turq dhe vendas.
BIÇIKLETA E PARË, njihet që në v. 1897 dhe më vonë më 1901.
FUTBOLLI SPORADIK fillon në vitet 1902-1904 në disa lagje të qytetit të Shkodrës.
SKUADRA E PARË NË SHQIPËRI E FUTBOLLIT ”Leka i Madh”, formohet në lagjen Arra e Madhe më 1905.
TOPIN E PARË TË FUTBOLLIT e bjen, në vitin 1907, në Kolegjin Saverian të Shkodrës, prifti nga Malta At Glut Rutter.
Në Fotografinë Shqiptare, ka pjesën e vet edhe fotografia sportive. Më e vjetra foto e këtij “soji” (sipas Skifter Këlliçit), është ajo e skuadrës së futbollit të Shkodrës para një ndeshjeje me skuadrën e ushtrive të dislokuara aty. Mban autorësinë e Kel Marubit dhe vitin 1913.
THEMELOHET NË SHKODËR, në vitin 1913 përfaqësuesja e qytetit në futboll “INDIPENDENCA”.
NDESHJA E PARË E FUTBOLLIT, sipas rregulloreve të futbollit të kohës, zhvillohet në vitin 1913, në kujdesin e Palokë Nikës, midis skudres shkodrane dhe skuadres të përfaqësuesve të ushtrive ndërkombëtare që ishin në Shkodër.
SHOQËRIA KULTURORE-ARTISTIKE “VLLAZNIA”, themelohet më 1919, si e para shoqëri kulturore-sportive në Shqipëri.
GARA E PARË SPORTIVE E VRAPIMIT organizohet më 1920 nga Palok Nika, një maratonë e vogël vrapimi me 4200 metra, që fitohet nga Kolë Gjoni.
GARA E PARË E ATLETIKËS në Shqipëri është zhvilluar më 13 korrik 1920, me vrapimin nga qëndra e qytetit të Shkodrës, tek Kafe Park (Kafe e Madhe), deri në fshatin Bardhej e kthim. Morën pjesë 9 vetë. Fitues doli Zef Dajçi.
ÇIKLIZMI -Gara e parë lokale çiklistike shqiptare është zhvilluar në maj të 1920 në Shkodër (Shkodër-Koplik-Shkodër, 36 km) ku e fiton Loro Nika. Më 1925, organizuar nga komiteti organizator i krijuar nga përfaqësues të shoqërive “Studente”, Shkodra”,“Juventus”, “Gj.Kastrioti”, “Dukagjini”, “Djelmnia shkodrane”, “Taraboshi”, me një ekip prej 25 djelmoshash shkodranë zhvillohet rrethi i parë çiklistik kombëtar, konsideruar i pari në Europë. Garën e fiton Jonuz Gjylbegu.
Pёr herё tё parё nё Shkodёr, por mundet edhe nё Shqipёri, mbas v. 1990, botohen libra tё karakterit letrar pёr sportin e gjuetisё, pёr aventurat e ndryshme tё personave realë ose historikë, pёrkthime dinjitoze nga literatura e huaj nё kёtë fushё si dhe lёvizje ekologjike tё shoqёruara me botime periodike bashkëkohore.
PASURITË NATYRORE, BLEGTORALE, LUMORE DHE BJESHKORE TË SHKODRËS
DELJA SHKODRANE Është delja e vlerësuar në të gjithë Ballkanin, për gjatësinë e leshit, që shkon deri në 40 cm e të trashësisë së tij, deri në 110 mikron, gjë që e bënin atë të kërkuar në tregjet ndërkombëtare me emrin “lana scutarina”. Kjo dele është mbarështruar që në kohë të pellazgëve që nga krahina e Shkodrës dhe deri në luginën e Matit, duke gjetur përhapje më të madhe në Malësinë e Mbishkodrës.
“LOPA E SHKODRËS”, race e dalluar mes lopëve të Shqipërisë me një peshë dy herë më të madhe, me një prodhimtari qumështi tri herë më të lartë, e dalluar për një paraqitje të jashtëme elegante e me një ngjyrë karakteristike të kuqerremtë.
MENDAFSHI i prodhuar në Shkodër nga krimbat e mëndafshit që ushqeheshin me gjethe mani, u shqua për specifikat dhe kërkesat e tregut. Mëndafshi i Shkodrës u njoh në tregun ndërkombëtar si “Seta Scutarina”.
GRURI “Hoti” dhe misri “Reçi i bardhë” janë dy varietetet më të njohura në mbarë vendin
ZARZAVATET e fshatrave të Komunës Ana e Malit, si speca, patëllxhana, bamje si dhe perimet pazija, mandanoz etj. janë të njohura për cilësinë e tyre dhe përmbajtjen e shumë vlerave ushqimore, vitaminave, kryprave etj.
QEPA dhe LAKRA e Drishtit janë perimet më autentike dhe më me vlera të trevës në Komunën e Postrribës, kurse pjepri i Muselimit njihet për shijen e tij të veçantë
GROSHA e Shalës një nga perimet më të shijshme dhe më të kërkuara në tregun vendas.
GËSHTENJA e Reçit eshtë e njohur për cilësitë si fruti më i vlerësuar në të gjithë treguesit e tij.
DUHANET e Koplikut, Sheldisë dhe Postrribës –janë duhanet më të pëlqyeshme, të njohur në të gjithë vendin për shijen e tyre.
SHEGAT E Oblikës, Muriqanit dhe Bahçallekut, shegat më të lëngshme, më të shijshme në të gjithë vendin
ULLINJTË e Bardhajve – të njohur për sasinë e vajit në përmbajtjen e tyre dhe shijen shumë të mirë.
VERMOSHI është dalluar për kultivarët bimesh, me vlera agrobiologjike, si misri “Nikçi” e “Vermoshi”, patate “Vermoshi”, thekër “Vukli”, kumbulla “Vermoshi”, kurse në blegtori ka meritë tipizimi i deles shkodrane, dhisë “Kozhnje” etj. Këto çuan në traditen e veçantë të prodhimeve, si djath “Vermoshi”, qumësht “Seferçe”, mish “Kelemendi”, raki kumbulle “Vermoshi”, mazë çapre.
BAHÇET E SHKODRËS dhe në mënyrë të veçantë lagjia BAHÇALLEK, NDOCEJ e DUDAS janë zonat e njohura jo vetëm në qytet por në shkallë vendi, të frutikulturës me një pasuri të madhe të llojeve të ndryshme të frutave, si fiq, rrush, shega, hurma, kumbulla, qershi, arrra, lajthi, mandarina etj. Po kështu janë të njohura mollët e Pultit, fiqtë e Mbishkodrës, etj.
WULFENIA BALDAÇI DEGEN bimë e rrallë është gjetur më 1916 rrëzë shkëmbinjëve në zonën e Thethit (në majën e Parunit) nga Baldaci dhe që u pagëzua me emrin e zbuluesit nga hungarezi Arpad von Degen. Ajo tërhoqi vemëndjen e shkencëtarëve se ishte e vetmja në llojin e saj në botë dhe se speciet e tjera të së njëjtës gjini janë të përhapura shumë larg Europës deri në Himalaja.
PUSI I GJEK MARKUT që ndodhet në fshatin Bogë, në pllajen e Bridashes , me thëllsi 234 m, është pusi më i thellë i eksploruar deri tani në vendin tonë, me vlera të veçanta gjeologjike gjeomorfologjike, didaktike dhe turistike.
STACIONI I ZOOTEKNIKËS në Shkodër, me pervojën dhe përpikmërinë në punë të specialistëve të saj, që realizuan përmirësimet gjenetike të racave të vendit, mbështetur në metodat shkencore më të avancuara, strehimet adapte për kafshët, laboratoret, punishtet, anekset në fushat e mbjella pranë e me luadhet, përfaqësoi ansamblin blegtoral më të plotësuar e më me vlerë edhe studimore për blegtorinë shqiptare.
Te nderuar miq! Keto jane vetem disa nga veprimtarite e para te zhvilluara ne Shkoder dhe pasurite e saj . Ju mund te shtoni diçka edhe me interesante
Burimi/Facebook


Leave a Reply