Nuk bëj poezi me fotografi,
Se të parët kështu i kanë bërë.
Kjo dega sot më futi në gji.
ma zgjoi kujtesën të tërë.
Më kujtoj manin në fshat,
fëshfërima më zgjonte nga gjumi.
Dhe kokrrat mjaltë s’më linin rehat,
atë dhe mua na mori lumi!
Hëngara dy kokrra sa për kujtes,
mos tha gruaja je me diabet!
Ta di se tani mund të vdes,
malli dashuria bën punën e vet.
Në hijen e tija vinte mëhalla,
hanim,bënte Nëna Pekmes.
Gjyshja na tregonte përralla,
Jo,jo nuk harroj deri sa të vdes.
Shkova te Mani vite më parë,
mbuluarë nga ferrat po jepte shpirt.
Si thoni a durohej pa qarë?
bashkë me të kishin vdekur shtëpit.
Burimi/facebook


Leave a Reply