Kur jemi sëmur dëshirojmë të bëhemi mirë ,ndërsa kurë jemi mirë nuk ia dimë vlerën shëndetit.
Njeriu zakonisht e kupton sa i çmuar është shëndeti vetëm kur e humbet. Kur je mirë, ankohesh për gjëra të vogla… por kur sëmuresh, kupton se pa shëndetin nuk ka as lumturi, as qetësi, as jetë normale. Shëndeti është pasuria që shumë e kujtojnë vetëm në mungesë.
Shumë prej të martuarve
ndonjëherë dëshirojnë të divorcohen ,
ndërsa beqarët ëndërrojnë martohen po fati ka qenë i vështirë .
Kjo tregon se njeriu shpesh herë idealizon atë që nuk ka . Ata që janë vetëm, mendojnë se martesa është shpëtim nga vetmia; ndërsa disa të martuar harrojnë vlerën e familjes kur përballen me vështirësitë e saj. Në të vërtetë, lumturia nuk varet vetëm nga statusi… por nga mënyra si ndërtohen marrëdhëniet dhe respekti ndaj njëri tjetrit .
Kur jemi të vegjël mezi presin të rritemi ,ndërsa kur rritemi do të donin të bëheshim edhe njëherë fëmijë.
Fëmijët duan duan të jenë të liri dhe të rriten shpejt, pa e ditur peshën e jetës. Ndërsa të rriturit, të lodhur nga përgjegjësitë, kujtojnë me mall pafajësinë, qetësinë dhe gëzimin e thjeshtë të fëmijërisë. Kjo na mëson të mos nxitojmë kohën po ta jetojmë çdo sekondë që ne jetojmë .
Ngaqë shumë prej neshë do dëshironim më shumë kohë të lirë, ndërsa ai që ska punë kërkon një vend pune të mbijetoj .
Ai që punon lodhet dhe kërkon pushim; ai që nuk ka punë kërkon vetëm një mundësi për të jetuar me dinjitet. Pra, njeriu shpesh nuk është i kënaqur me atë që ka, sepse mendja shikon gjithmonë atë që mungon dhe jo atë që zotëron.
Rinija duan të jetojnë larg prindërve, ndërsa të moshuarit do të jepnin gjithçka vetëm për t’i parë edhe njëherë prindërit e tyre.”
Kur jemi të rinj, mendojmë se prindërit na kufizojnë. Por me kalimin e viteve kuptojmë se askush nuk na do si ata.
Dhe kur mungojnë… zemra do të jepte gjithçka vetëm për një përqafim apo një fjalë prej tyre. Kjo është një nga dhimbjet më të mëdha të jetës që ne e anashkalojmë .
Njeriu shpesh herë e kërkon lumturinë larg, ndërkohë që nuk di të vlerësojë atë që ka pranë. Jeta na mëson me vonesë… dhe ndonjëherë shumë vonë.
Mos prit ta humbësh diçka për ta kuptuar vlerën e saj.
Shijoje, duaje dhe falënderoje Zotin për atë që ke sot…
sepse koha nuk kthehet pas. ❤️me respekt Sh.A.V!10.5.26.Athin !
Burimi/Facebook


Leave a Reply