Po për kë nuk ka kthim mbrapa?
Për qytetarin që po varfërohet çdo ditë apo për pushtetin që është kapur pas çdo institucioni?
Sepse shqiptarët nuk jetojnë me fjalime.
Jetojnë me çmime, me fatura, me halle dhe me një realitet që po rëndohet çdo ditë.
13 vite në pushtet dhe sot:
– Shqipëria vazhdon të ketë ndër pagat më të ulëta në Europë
– çmimet e ushqimeve dhe banesave janë rritur në nivele absurde
– pensionistët mezi blejnë ilaçet
– të rinjtë largohen masivisht
– fshatrat po boshatisen
– bizneset e vogla mbyllen nga taksat dhe korrupsioni
Po kush qeveris prej 13 vitesh?
Kush premtoi “Rilindjen”?
Kush tha se do sillte mirëqenie?
Kush premtoi shëndetësi falas dhe drejtësi të barabartë?
Sot realiteti është tjetër:
një grusht njerëzish pasurohen pafund, ndërsa shumica lufton për mbijetesë.
Në këtë vend:
hajduti bëhet biznesmen,
servili bëhet drejtor,
banditi bëhet i fortë lagjeje,
ndërsa njeriu i ndershëm largohet jashtë ose hesht nga frika.
Administrata është kthyer në zyrë partie.
Punësimi shpesh vjen me militantizëm.
Tenderat përfundojnë te klientët e pushtetit.
Kush proteston etiketohet.
Kush flet kundër sulmohet.
Dhe ndërkohë propaganda vazhdon:
kamera, fasada, samite, luks, udhëtime, foto e spektakël politik, sikur Shqipëria jeton në përrallë.
Por mjafton të lexosh komentet e njerëzve dhe kupton të vërtetën:
nuk është urrejtje politike, është lodhje.
Lodhje nga mashtrimet, nga arroganca dhe nga një pushtet që flet për sukses, ndërsa qytetari numëron lekët për bukë.
Sepse një vend nuk matet me kullat që ngrihen, por me jetën që bëjnë qytetarët e vet.
Dhe kur rinia ikën, pensionisti vuan, biznesi mbyllet dhe shpresa shuhet, atëherë problemi nuk është opozita, mediat apo komentet.
Problemi është vetë mënyra si është qeverisur ky vend.
Një qytetar që e lexon këtë, le të thotë çfarë nuk është fakt.
Sepse unë nuk e kam në gene të pavërtetën.
Jetoj këtë realitet çdo ditë si mijëra shqiptarë të tjerë.
Paulin Maçaj
Shkodër
Burimi/Facebook


Leave a Reply