Ishte data nje nentor e vitit 1999.Pak me shume se nje muaj me pare,pra rreth dates 20 shtator,isha kthyer nga greqia,ku ne fakt na kishte kthyer policia greke(kuptohet siç ndodhte rendom ne ato vite,ku shqiptaret ishin nen gjuetine e shtrigave atje.)
Vendosa te nisem per here te dyte ,me gomone ne
Itali.Kete radhe ,do nisesha nga Fieri.Kunati im njihte nje fjerak,i cili hynte garant per kete pune.U ktheva nga fshati im ,me urimin dhe bekimin e nenes.Dola ne ballkonin e shtepise ne katin e katert. Nje ere e lehte,por edhe e fresket frynte perjashta.Pemet ne kodren perballe,kishin filluar te leshonin pak nga pak gjethet e tyre.Qielli ishte teresisht i paster,ç’ka premtonte per nje vazhdimesi te kohes pa shi.Por perroi qe gjarperonte perbri pallatit akoma nuk kishte gjetur qetesi.Ai vazhdonte te zbriste ujet qe vershonte nga kodrat ,dhe mali me siper,si rrjedhoje e shirave te rene me pare.Kodra perballe,e veshur teresisht me pisha,percillte tek ne freskine e bukur te tyre.Hodha edhe nje sy nga kisha e shenandoit,e cila ndodhet perballe ballkonit te shtepise sime.U luta ne heshtje ,qe ndihma e saj,te me shoqeronte ne kete rruge kurbeti.U pershendeta me gruan,dhe dy djemte ,mora çanten e rrobave,dhe u nisa per ne Tirane,nga ku do merrja furgonin e rradhes,me destinacion Fierin,ku do na priste fieraku i lartpermendur.Isha vete i trete.Ne do i dorezonim nga njeqind mije leke(kuptohet te reja)ndermjetsit,dhe do prisnim erresiren,per t’u nisur tek derdhja e lumit ne det.Paskeshin qene shume te tjere per rrugen drejt italise.Do niseshin dy gomone njeheresh.
Fillimisht,aty nga ora nente e gjysem,erdhen disa makina policije,te cilat m’u duk sikur po na rrethojne,dhe per te na rikthyer per tek shtepija.Por ata ishin garancija e udhetimit.Mos u merzitni ,na tha ndermjetesi,nuk kane pune me ju,jeni te sigurte,sepse gomonet jane te nje kryesori ne qender.Pasi na bene kontrollin rutine,fotot sipas rregullit te tyre,filloi sistemimi neper gomone. U sardelosem ashtu shtrenjte,sepse sa ma mire te sistemoheshim,kaq me shume para do shkonin ne gjepat e atij titullarit te kohes.Aty prane meje u sistemuan pese veta nga tropoja.Ishin dy vellezer,kishin motren e tyre,te cilen do ta dergonin tek i fejuari i saj ne Padova.Madje,fillimisht tek ai do sistemoheshin te peste.Njeri nga ata kishte bashkeshorten e tij,dhe nje vajze,mbase tre apo kater vjeçe.Mes nesh,ishte edhe shoqeruesi i armatosur me pistolete ne brez,dhe me doren e tij te djathte,tek kembeza shkrehese e nje kallashnjikovi.M’u duk çudi fare me te.Prane kishte edhe nje tjeter te tijin,me te cilin flisnin per kontrata droge.Nuk m’u duk e hajrit kjo forme nisjeje,kjo per vete faktin se è kisha provuar dy vjet e gjysem me pare nga Vlora,dhe çdo gje kishte qene me e qete,dhe qetesisht na shkoi e gjithe rruga atehere,saqe edhe sholla e kepuceve nuk na u lag,sepse skafisti na kish nxjerre direkt perbri nje shkembi.
Sidoqofte ne u nisem.E ema e vogelushes,nje zonje e bukur,me shtat te hedhur,floke dhe sy geshtenje,me vajzen perqafuar,kishte te drejte qe dridhej e tera.Ne fund te fundit,ne mes ishte femija,dhe ku dhemb femija,dhemb shpirti.Fliste nganje fjale me bashkeshortin,dhe me kunaten,dhe me doren e saja,perpiqej here pas here te mblidhte floket e derdhura nga era e detit.Aty ketu,bulezat e ujit binin mbi fytyren e femijes.Femija i pafajshem,dukej e trembur nga frika .Para gomones ne te cilen udhetonim,ishte gomonia tjeter qe u nis vetem pak sekonda para nesh.Ne udhetonim direkt pas saj.Dallget qe çante ajo,nuk arrinin te mbylleshin,pasi tyneli i krijuar,ishte orientim per skafistin tone.Une kisha degjuar mjaft histori te hedhjes se njerezve ne det(kryesisht me kineze),ca te verteta,ca trillime, por nuk i kisha pare dhe jetuar.Rrobat e veshura u lagen te tera nga ujet e kripur.Pas rreth dy oresh,megjithese e ema mundohej ta mbeshtillte vogelushen,duke e shternguar rreth vehtes,por ajo filloi te kollitej.Halla e saj,mundohej t’i jepte forca ,duke bere ndonje shaka te çastit.Ne kollitje e siper,ate e kaploi nje gjume i lehte.Mes pikave te ujit,dhe freskise se detit(ishte fillim nentori),dalengadale udhetimit po i vinte fundi.Kishim mbase rreth dy treqind metra bregun,dhe gomonia u ndal.Shoqeruesi u ngrit ne kembe,duke mbushur automatikun bertiti:”hidhuni ne det,ketu mbaron udhetimi”.Une s’kisha te beja fare me femijen,por dy djem te moshes tete e dhjete vjeç,i kisha lene ne shtepi,dhe shikimin e ktheva tek vogelushja.Ai i morì femijen,e shtyu zonjen ne det,te tjeret kishin rene me pare,dhe e hodhi femijen ne uje.Kuptohet qe ata e moren ate teresisht te lagur.Ishte ky,qe punonte per nje,te cilin populli e kishte ngjitur me voten e tij ne pushtet,madje flitej,se drejtonte kuvendin.Ishte nje i pashpirt,qe me mizorite e tij,sherbente besnikerisht per llogari te nje gjakpiresi.Ketij gjakpiresi nuk i interesonte se çbehej ne det,kush vdiste,apo kush ftohej nga pabesite e sherbetoreve te tij.Atij i interesonte sasia e te hollave qe hynin ne llogarine e tij.Atij nuk I interesonte vogelushja qe kollitej ne bregun e detit italjian,bile kaq i bente,mjafton qe gjepi i tij ,te mbushej me paret qe rridhnin nga gjaku i atyre,te cilet me vote e sollen ne maja te pushtetit.Une nuk i kam pare dhe takuar ata te peste nga tropoja.Natyrisht,qe vogelushja ,sot do jet prind,dhe e ema gjyshe,por ajo nate,kur une me syte e mij,pashe nje barbar,qe fliste shqip,duke hedhur nje vogelushe ne det,kurre nuk me hiqet nga mendja ime.
Simon Tota,me 26/04/2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply