(Autoriteti i Mediave Audiovizive), si një autoritet ligjor përgjegjës për mbikëqyrjen dhe rregullimin e veprimtarisë në televizion!
Nuk është koha për t’u plakur në rini!…
Thjesht, dua të vë në dukje disa gjëra që kërcasin fort në ekranet tona!
Në një vend larg këtij zëri, që nuk është vetëm i imi, por duhet të jetë mendimi ynë… për atë çfarë ne shohim e dëgjojmë sot në ekranet tona, është për të ulëritur – ne, më shumë se ata aty, 24/7, “yje”, “VIP”.
Për çmenduritë, lajthitjet në këto ekrane, më thoni:
A lejohen vallë ulërimat dhe fyerjet në televizion?
Dhe kush luan në të vërtetë?
Kë zbavit kjo lojë?
Vallë, të jetë modë kjo?
A është normale për ju fjalori, fyerjet, gjuha që shkon deri te farefisi, motra e vëllai, familjarë të tjerë, shokë e shoqe jashtë lojës?
A është normale bullizmi në ekranet tona?
Një zë që flet jam unë. Ndoshta vetëm një zë, që as era nuk e shpërndan dot!
Kjo që po ju shkruaj është një tablo reale!
Një letër-thirrje për ju, zonja dhe zotërinj të kësaj toke!
Po ju drejtohem me pak rreshta, ju, AMA!
Kjo pasqyrë zhurmuese është një planet vetëshkatërrues, që shpërthen brenda nesh, duke derdhur çmenduritë e urrejtjes, zjarrin që mban në gji, e që e ruan për një zë më të fortë, për të shpërthyer në fundjavë, për ta ndotur, për ta bërë pis, për të zhdukur ngjyrat, për të gërryer rrafshirat, për të çfaqur njollat verbuese mes ulërimave në ekran.
Tmerr! Turp!
Me një zë metalik, që tejshkon edhe poret e përgjumura të fëmijëve sot.
Ky është ekrani ynë!
A është e bukur kjo?
Vallë, a është e duhur?
A është e drejtë?
Aty ku zien pisllëku, ku morali është ligësia në mendësitë e injorancës “VIP”…
A është normale kjo? Natyrisht që jo!
Është më se turp! Është më keq se kurrë!
Aty ku etika, fjala dhe mesazhi përcillen me forcë, e ku mbillet fara e urrejtjes, ligësisë, gënjeshtrës, mashtrimit…
Ju shiten si vlera. Evidentohen si mrekulli. Turp!
Si tipare për të qenë fitimtar! Më turp akoma!
Boll më, boll!
Nuk fitohet kështu. Është një tmerr kur sheh e dëgjon fjalor të ulët, arrogancë!
Ulërima që bashkohen si kor, mes zërave të stonuar, mes ankthit e hallit…
Si kafshë të egërsuara, kënduar në kor… tingëllon halli i tyre.
Një shthurje e vetëdijshme për fitore.
Ja çfarë të bën e ashtuquajtura “lojë”!
Çfarë bën media?
A ka kontroll në këto televizione?
Mbase nuk shohin fare, dhe natyrisht nuk kanë parë e dëgjuar asgjë… e kjo është më e dhimbshme se vetë ekrani i pisët!
Ju drejtohem ju si institucion, pasi ka një kufi për çdo gjë. Nuk mund të tolerohet kaq shumë. Kurrë jo!
Deri kur vallë?
Me mjerim mbi shpinën e mendësisë së ulët, largohet një i verbër (me aftësi ndryshe), që të pamundurën e mundi…
I përhumbur në heshtje, i çmendur pa faj.
Pa zgjidhje të duhur, edhe pse i ditur pafundësisht… e nxjerrin jashtë, e tmerrojnë duke e bullizuar.
Vetëm një fakt… por ka shumë e shumë të tjerë!
Brenda mureve plot ngjyra… dashuri apo urrejtje?
Hipokrizi mes ndjenjash… martesa, fejesa fallco, apo thjesht lojë?
Shkallëzimi i kësaj çmendurie mediatike vazhdon…
Për të mbushur emisionet mëngjes, drekë, “live”…
Mbase një aktor, artist, fermer apo intelektual, i përhumbur mes halleve pa faj, drejt të panjohurës… përfundon në këto formate.
Ndoshta nuk është vonë…
Në ekranet tona “VIP”, në kohë moderne, ndoshta duhet më shumë kulturë, më shumë edukim.
Nuk është koha për t’u plakur në rini!
Por me mendësitë e njerëzve, ku kapaciteti rrjedh pafundësisht…
Le të vijnë, të ndërtojnë, të prodhojnë ide!
Emisione me ide, me humor fin, me elegancë, me kulturë – siç kërkon koha!
E jo me vulgaritet, ku fitojnë lojërat fallco… e jo vlerat reale.
d. ziu
Burimi/Facebook


Leave a Reply