Nje pjese te mire te intervistes se saj te mbremshme ne “Pressing”, ish-presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, ia kushtoi “kontributit” te saj te madh per shpetimin e Kosoves. Siç e shpjegoi ajo vete, “kontributi” i saj qendronte ne njoftimin e presidentit amerikan per rrezikun qe i kanosej Kosoves. Me tutje, dihet, me nderhyrjen e Vjoses, çeshtjen e merr ne dore Uashingtoni dhe gjithçka perfundon mire. Para Vjoses, te njejtes melodi i ka rene presidenti Tramp, i cili, me se nje here, eshte mburrur se, krahas te tjereve, ka parandaluar edhe nje konflikt midis Serbise e Kosoves. Nuk ka asnje te dhene tjeter per kohen se kur mund te ndodhte, natyren e konfliktit a specifika te tjera. Nuk ka patur asnje deklarate te personaliteteve zyrtare, qeverive, sherbimeve sekrete, apo organizatave si NATO e BE rreth tij.
Qe Serbia thur plane armiqesore ndaj Kosoves, kjo nuk ka asnje dyshim. Por nuk ka asnje te dhene bindese qe ne mandatin e dyte te Trampit (2025-2026) te jete planifikuar nje konflikt nga Beogradi dhe ne momentin e fundit te jete parandaluar nga “shpetimtaret” tane te medhenj, Trampi dhe Osmani.
Dihet se presidenti Tramp, si maniak i çmimit nobel per paqe ka sajuar e mbyllur vete konflikte te paqena. Po Vjosa Osmani çfare interesi ka qe te mbeshtese fantazite e shfrenuara te nje njeriu te çekuilibruar si Trampi? Duket se ka nje pergjigje: Edhe Vjosa Osmani eshte maniake, por jo si presidenti amerikan per nobelin, por per pushtet. Tani qe ka mbetur pa karrigen e presidentes, ajo kerkon te shtoje kredencialet e saj, qofte edhe nepermjet “kontributeve “ te shpikura, ne funksion pikerisht te luftes per pushtet.
Por nuk do ta kete aspak te lehte. Ajo eshte e vetedijshme qe poziten e larte te kreut te shtetit e pati fituar mbi shpatullat e tjeterkujt.
Nje fjale e urte nga trevat tona jugore thote:
Dhente e dhite e Zeres/ nami i Hasan Qeres.
Hasan Qerosi (Vjosa Osmani), tani qe nuk e ka me ne krah Zeren (Albin Kurtin) duhet te punoje shume qe te kete dhente e dhite e veta, aq sa nje dite te mund te krijoje tufen e saj te shkeputur nga ajo e Zeres. Ne qofte se arrin ta krijoje.
Burimi/Facebook


Leave a Reply