Një tjetër akt human vjen nga biznesmeni i njohur shqiptar, Shaqir Palushi, drejtuesi i kompanisë së njohur Golden Eagle Energy Drink, i cili ka vendosur të ndihmojë një person në nevojë.
Palushi i ka dhuruar 10 mijë euro Stenaldos, një i ri që është i verbër dhe përballet çdo ditë me vështirësi të mëdha në jetën e tij. Qëllimi i këtij donacioni është blerja e një shtëpie, në mënyrë që Stenaldo të ketë një vend të sigurt për të jetuar.
Ky gjest ka prekur shumë njerëz, pasi tregon edhe një herë anën humanitare të biznesmenit shqiptar. Nuk është hera e parë që Shaqir Palushi i vjen në ndihmë personave në nevojë në Shqipëri, duke u bërë shpesh pjesë e nismave bamirëse dhe ndihmave për familje që përballen me vështirësi ekonomike.
Për shumëkënd, ai konsiderohet një nga biznesmenët më humanë në Shqipëri, pasi përveç suksesit në biznes, ka treguar vazhdimisht se nuk harron të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë.
Burimi/Facebook/Shqiperia Post


Leave a Reply