Presidenti i klubit te futbollit te Elbasanit – nuk e denoncova dhunen ne Vlore ne Polici ndaj ekipit tim pasi kreun politik te qarkut te Vlores – Bledi Cucin e kam mik timin personal (???)
Flas kete radhe per presidente klubesh e jo per Sulltanin e Shijakut A.Duka fale te cilit kurre futbolli shqiptar ne rang kombetar nuk ka qene ne keto nivele e ne kesi lloj situate…madje as ne 97 e frikeshme qe mori jete njerezish te pa fajshem
Te gjithe e pame sec ndodhi 2 dite me pare ne Vlore ne ndeshjen Flamurtari – Elbasani 1- 2
Lere per ate bajgen e madhe qe i beri ndeshjes gjyqtari i Fifa – J.Xhaja por skandaloze qene ngjarje te tilla si…lojtari vlonjat qe nderhyri horror dhe i theu doren a i nxorri shpatullen portierit mik Janacek i cili u dergua me ambulance ne spital…ndeshkohet vetem me karton te verdhe (???)
Ambulanca ishte pa mjek e pa defibrilator (???)
U deshen me shume se 20 minuta qe te vinte Ambulanca tjeter ne stadium e qe sipas rregullores te riniste ndeshja …(???)
Ne fushe gjate gjithe lojes u hodhen sende te forta e te ndaluara por edhe te frikeshme ( kapsolla, shashka , fishekzjarre, tymuese ) e qe demtojne e rrezikojne seriozisht jeten e futbollisteve …e askush si ndali dot huliganet e pranishem ne stadium e te maskuar si tifoze …te benin c’ deshen vete.
Arbitri se pa te udhes ta nderpriste as nje minute te vetme ndeshjen kur tifozerite shanin ne kor me fjalorin me te ndyre te vokabularit shqip futbollistet, stafet e tyre e qytetet e qytetaret e Vlores e te Elbasanit.
Pas ndeshjes turma tifozesh vendas te irrituar ju turren egersisht futbollisteve miq deri ne dhomat e zhveshjes dhe i kane dhunuar fizikisht .
Hyni ne internet e ne rrjetet sociale dhe pamjet skandaloze e me shumice i keni aty …e gjykoni vete .
Eshte goditur me grushta prej tyre futbollisti Musta …vlonjatet thone se jane provokuar nga ky lojtar…le ta verifikojne e le ta cojne ne Federate si prove e le te kerkojne denimin e tij nga komisioni i disiplines nese eshte keshtu.
Nderkohe lojtari maroken i Elbasanit Loukili eshte goditur me shufer hekuri ne kurriz …e perleshje te tjera ka patur edhe mes tifozeve te acaruar vendas dhe lojtareve e stafit drejtues e teknik te Elbasanit …
Sa eshte dashur nderhyrja e forcave speciale per te vene disi situaten nen kontroll.
Histori me vehte perleshjet e sharjet mes tifozerive rivale ku per turpin e saj Policia e Vlores krenohet se ka arrestuar nje tifoz elbasanas pasi e ka kapur ne flagrance duke hedhur nje fishekzjarr ne fushe (???)
Eshte po Drejtoria e policise se Vlores qe nje dite me pas fton klubin elbasanas dhe vecmas presidentin e tij z.Kujtim Llupa qe te beje denoncimin e rastit .
Dhe ketu kemi ” Qershine mbi torte ” ne sensin e kundert.
Mbreme ne ekranin e A2 CNN ky zoteria si te mos mjaftonte ai picir e ai tmerr qe hoqen e perjetuan futbollistet elbasanas e stafi i tyre ne fushe e pas ndeshjes por edhe bashkeqytetaret e tij ne shkallet e stadiumit deklaron se…
… Po eshte e vertete …dje Shefi i drejtorise se policise se Vlores me ka ofruar te bej denoncimin perkates per gjithe ate c’ ka ndodhi ne ndeshjen ne fjale.
Por une nuk pranova pasi kreun politik te qarkut te Vlores Bledi Cucin e kam mik…me presidentin e Flamurtarit Sinan Idrizi kam maredhenie te mira …me drejtuesit e skuadres vlonjate kam miqesi te hereshme e me zv.presidentin e Fshf z.G.Cipi gjithashtu kam maredhenie te mira dhe e kam shok e mik (?????)
Turp e skandal me te madh e deklarate me tronditese e poshteruese une kurre s’ kam degjuar me pare .
E pra hani dru e dhunohuni ju lojtare e trajnere por edhe ju tifoze qe mbeshtesni ekipin…se ” une ” si i pari i klubit tuaj per hir te miqesise qe kam me dhunuesit tuaj jo vetem qe as kam ndernend tu mbroj dot por as edhe denoncim per ta ne polici nuk bej dot se s’ dua ta prish miqesine time personale as me Cucin, as me Idrizin e as me G.Cipin.
E rende fort…e tmerreshme ta mendosh se ne c’ duar jane katandisur sot krejtesisht per faj te Dukashenkos se futbollit shqiptar lojtaret, stafet e tyre e klubet tona…e ne c’ duar eshte jeta e siguria e tyre.
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply