Një prej njerëzve që ka spikatur ndër vite me shkrimet e tij për plagët sociale në vend, si shpopullimi, varfëria, familja etj, ka qenë Dom Gjergj Meta.
Si një “bari” i mirë, i mençur dhe penëmprehtë, Dom Gjergji ka dhënë një kontribut jo vetëm për komunitetin që i shërben, por edhe më gjerë me qëndrimet e publicistikën e tij.
Deri diku ka qenë krijuar një ide se mes priftërinjsh, hoxhallarësh e baballarësh që u konformuan me Rilindjen (një fenomen masiv ky), Dom Gjergji ‘hante bukë veç’ dhe, qe i pakompromis dhe antikomformist…kjo derisa një ditë u shfaq në vendin e shërbimit të tij, Paulini, ose i njohur gjerësisht me emrin, Edi Rama.
Që prej asaj kohe, Dom Gjergji që ngrinte alarmin se legalizimi i hashashit donte të thoshte dorëzim i shtetit te mafia, Dom Gjergji që ngrinte alarmin për shpopullimin, për të drejtat e të vobektëve…nuk duket më kurrkund.
Dhe nuk duket më kurrkund e kam fjalën për një mungesë të tijën, qoftë edhe për t’u dhënë moral banorëve të Baks-Rrjollit. Fundja nëse ata banorë kanë të drejtë, t’u jepte kurajo, nëse kuptonte që nuk kanë të drejtë, t’u thoshte që mos këmbëngulnin kot. Por çuditërisht Dom Gjergji nuk është dukur ende gjëkundi deri tani.
—Tani pse e shkrova këtë: Disa figura publike, qofshin edhe klerikë, si Dom Gjergji, nuk mund të zgjedhin të shkruajnë e reagojnë kur t’u dojë qejfi, kur e ndjejnë që ju përkëdhelet setra nga opinioni publik, se antikonformizmi e kërkon që të kesh një koherencë, jo derisa nuk prek në zonë të “minuar”. Pra, njerëz të tillë, me peshë publike nuk mund të sillen indiferentë, “shfaqem kur dua unë”
Burimi/Facebook


Leave a Reply