Arben Malaj
Ky patriot i madh sot ju apelon:”Mos e tradhtoni Shqipërinë për asnjë karrige politike apo pasuri deri kriminale” Atdhedashuria nuk është një nocion abstrakt, por një dashuri e çeliktë që nuk mund ta thyejë asnjë babëzi. Sali Vranishti mban titujt e lartë “Hero i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”
Lindi më 1880. Si element rebel, përndiqet nga pushtuesit osmanë, arrestohet prej tyre dhe burgoset në Janinë. Arratiset që andej dhe fillon jetën e komitit.
Takimi me Ismail Qemalin në Vranisht më 1908 i dha orientimin e duhur aktivitetit të tij.
Krijon çetën patriotike dhe kryen disa aksione kundër forcave turke.
Aksioni më i bujshëm është ai i hapjes së burgut në Vlorë, në gusht të vitit 1912.
Më pas, përfshihet në luftime të aspra me bandat andarte greke të udhëhequra nga Thimjo Loli.
Me Shpalljen e Pavarësisë, Ismail Qemali e gradon Kapiten dhe i beson detyrën e Komandantit të Sigurisë Publike për garantimin e rendit.
Janë profetike fjalët e tij drejtuar Ismail Qemalit në prag të rënies së qeverisë, kur ky i fundit e pyeti se si do t’ia bënin:
‘Ti do bëhesh peshk e do hidhesh matanë,
unë do bëhem derr e do marr malet,
po halli i këtij populli si do vejë’?
Më pas, krah për krah me Çerçiz Topullin, mbron integritetin e vendit nga barbaria shoviniste greke.
Shkëlqen në Luftën e Vlorës si një nga komandantët më të shquar, ku edhe plagoset rëndë gjatë marrjes së Kalasë së Kaninës.
Në vitin 1921 gjendet në luftë kundër shovinistëve serbë në zonën e Dibrës.
Mbështet Revolucionin e Qershorit dhe angazhohet në luftime në Shkallën e Tujanit për mbrojtjen e tij nga bandat zogiste, serbe dhe vrangeliste.
Tërhiqet në vendlindje dhe mbyll sytë në moshën 46-vjeçare nga plagët e pashëruara.
Populli e ka sintetizuar figurën e tij në vargjet:
“Kapedan Sali Vranishti, / Sa rroi, i punoi gishti.”
Brenda një jave dy vlerësime që më bëjnë krenarë.
Nipi i patriotit të madh Sali Vranishti, miku une Gezimi me shkruan ne librin e sapo botuar: “Personalitet i pa diskutueshëm dhe Nderi i Laberisë”
Prof Xhuveli, personalitet akademik më vlerëson si: “Profesor I shquar i Ekonomise dhe publicist patriot”
Atdhedashuria dhe patriotizmi janë dhe do të jenë pasuria me e madhe qe do tju lë trashgim familjes time, mesuesve të mi,
te gjithe ata duke filluar nga populli I mrekullueshem i Llakatundit deri tek profesoret, studentet, kolegët në cdo hap të udhetimit tim në sherbim të popullit tim
Mirenjohje!
Arbeni


Burimi/Facebook


Leave a Reply