VAJZAT NUK JANË PRONË E ASKUNDKUJT – JANË JETË, DINJITET DHE LIRI.
Sa tragjedi duhet të ndodhin që kjo shoqëri të zgjohet?
Një vajzë e re, në lulëzim të jetës, u shty drejt vdekjes nga dhuna, nga frika dhe nga heshtja.
Sa e padëgjuar duhet të ndihet një vajzë që të arrijë deri te vetëvrasja?
Një burrë që dhunon një grua nuk është burrë.
Është një mostër.
Burrëria nuk është të ngrish dorën mbi një grua.
Burrëria është ta mbrosh, ta respektosh dhe ta bësh të ndihet e sigurt.
Prindër, kur i përcillni vajzat nuse në një derë tjetër, përveç bekimit jepuni edhe një çelës të shtëpisë së tyre.
Që nëse një ditë dhunohen, poshtërohen apo rrezikohen, të dinë se kanë një derë ku të kthehen pa kërkuar leje.
Sepse një vajzë që e di se nuk është vetëm, nuk shkon kurrë drejt hapave ekstremë.
Nuk është turp të ndahet një vajzë nga një burrë i dhunshëm.
Turp është të durosh dhunën derisa të jetë vonë.
Turp është kur vajzën e nis nuse dhe ta kthejnë në arkmort.
Shoqëria jonë duhet të zgjohet.
Duhet të thyejë zinxhirët e mentalitetit që i mëson vajzat të durojnë për nder e turp
Asnjë turp nuk është më i madh se humbja e një jete.
Pushofsh në paqe, vajzë e re.
Dhimbja jote është një plagë për gjithë shoqërinë.
Paulini Macaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply