Goditja vendimtare e ushtrisë së Millosheviçit nga NATO, e udhëhequr nga SHBA dhe Britania, ishte momenti që ndryshoi rrjedhën e historisë.
Pa këtë ndërhyrje të menjëhershme, Europa nuk do të kishte marrë kurrë një vendim kaq të fortë. Skepticizmi i saj është i dukshëm edhe sot: Spanja nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka qenë dakord me ndërhyrjen kundër Millosheviçit, duke treguar se brenda BE-së ekziston ende një ndarje e thellë për këtë çështje.
Ky episod historik nxjerr nĂ« pah njĂ« tipar tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« EuropĂ«s: đđđđđđÌđŹđąđ§đÌ đ©đÌđ« đđÌ đŠđđ«đ«đÌ đŻđđ§đđąđŠđ đđÌ đđšđ«đđ đ§đÌ đŠđšđŠđđ§đđ đ€đ«đąđđąđ€đ.
Pragmatizmi i saj nuk është thjesht politik, por i lidhur ngushtë me interesat ekonomike.
Europa është një treg i madh dhe frika e saj lidhet me çmimet e naftës, prandaj sot nuk është e gatshme të mbështesë sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Ky pragmatizëm ekonomik e bën shpesh të duket e paralizuar përballë krizave globale.
Përveç kësaj, Europa është e mbërthyer edhe nga një mentalitet i formuar nga qetësia e gjatë pas Luftës së Dytë Botërore.
Për gati 90 vjet, kontinenti ka jetuar pa një konflikt të madh brenda kufijve të tij, duke ndërtuar një jetë moderne, individualiste dhe të fokusuar te mirëqenia.
Ky stabilitet ka krijuar një kulturë politike ku vendimet e forta dhe të rrezikshme shmangen, sepse çdo tronditje shihet si kërcënim për standardin e jetesës.
Në këtë kuadër, zgjedhjet e brendshme shtojnë edhe më shumë presion: Këtë vit priten zgjedhje në Angli, Gjermani, Spanjë, Poloni dhe vende të tjera, duke e bërë Europën edhe më të kujdesshme dhe të ngadaltë në marrjen e vendimeve strategjike.
Liderët europianë janë të fokusuar te kalkulimet elektorale, jo te vendimet gjeopolitike, dhe kjo e bën kontinentin shpesh të duket i paaftë për të vepruar me vendosmëri në momente kritike.
Pasiguria e brendshme e Europës ka bërë që lufta në Ukrainë as të mos shmangej dhe as të përfundojë dot.
Në vend që të vepronte me vendosmëri, Europa u gjend e ndarë mes interesave të saj ekonomike dhe varësisë historike nga gazi rus.
Shumë shtete europiane, të joshura nga furnizimet energjetike të lira, hezituan të marrin masa të forta kundër Moskës, duke e lënë hapësirë agresionit rus.
Kjo situatĂ« na kujton shprehjen e famshme tĂ« Henry Kissinger-it: âđđźđ« đđźđ đđÌ đđ„đđŹ đŠđ đđźđ«đšđ©đÌđ§, đ€đÌ đđźđĄđđ đđÌ đđĄđÌđ«đ«đđŹ đ§đÌ đđđ„đđđšđ§?â.
Kjo thënie është bërë simbol i mungesës së një zëri të unifikuar europian dhe shpjegon pse Europa shpesh shihet si e paaftë për të vepruar me vendosmëri.
Burimi/Facebook


Leave a Reply