Nga Prof : Lulash PALUSHAJ..
Pasi lexova këso komentesh, më besoni e ndieva vehten shumë keq. Nga ky fakt po shkruej pak rreshta e të mendojmë të gjithë si shqiptarë në besim te nji Zot se nana që na ka lind shqip flet, baba e gjysha që na kanë rritë me mundime shqip flasin. Shqip kush i thot vetit shqipëtar, shqip lutet. Po nji pyetje për ne të gjithë? Ju e dini se Haxhi Zeka, Jakup Ferri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, tanë si vëllazën luftuenë kundër Perandorisë turke e kundër sllavo serbëve e malazezëve, ata në Jug Themistokli Gërmenji e Haxhi Tasimi e tjerë e tjerë kundër grekëve e ata në Maqedoni në fund Arben Xhaferri e shokët e tij kundër maqedonëve. Po ju a mendoni se I madhi At Gjergj Fishta lidhi me pushtimin italjanë kishë e xhami me shiritin kuq e zi e mos me i lanë fashistat me vëra vëllaznit e vet islam të gjakut shqipëtarë, a dini ju se I madhi Anton Çeta çka bani me Zekria Canën don Lush Gjergjin për pajtimin e madh të Besës jo me u vra shqipëtari me shqipëtar, a dini ju për të madhin Ibrahim Rugova se shpëtimin për Kosovën e kërkoi në Europë e Amerikën shpëtimtare sbashku me UÇK -në se e gjitha si shqipëtar dhe për shqipëtarë si këta si në Drenicë heroi Adem Jashari e familja e tij, ata në Reçak, ata në Mejnë në Kosharë, e sa të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhanë jetën si shqipëtarë. Jo fetarisht por kombëtarosht se ma e fortë asht rranja, gjuha e nana e toka ku ke lindë se çdo gja tjetër. Po don Nosh Gjolaj që strehoi e ndihmoi në koshën në Prishtinë mbi 150 intelektual pse se mendoni se kisha shqipëtare nuk asht vrastare, kryqi shqipëtar nuk asht kryq me vra e pre si ai i Pavles së Serbisë me vra shqipëtarë e ata që masakruenë Srebrenicën. Kryqi shqipëtarë i kishës së Laçit shëron e shkojnë për mëshirë ndaj Zotit e profetit të Shën Ndout të besimit katolikë e muslimanë shqipëtarë. Kryqi shqipëtarë simbolizon paqë e dashni, mirësjellje dhe lutje e bekim sbashku shqipëtarë. Po themelimi i kristjanizmit shimjonje se me vullnet svqipëtarët e kanë pranu në Durrës, Prizren e Shkup, kudo tanë shqipëtarët bashkë si vëllazën e të nji gjaku. Po tjerët e dhunuesit na ndanë, pushtuesit na maskruenë e torturuenë e ndanë vëlla me vëlla. Edhe pse në shekuj ndodhi kjo, në të gjithna kohëna shqipëtarët patën shumë kujdes. Nanë Shqipëni, Nanë Kosovë e Nanë Shqiptari. Mos iu gëzoni të keqes për njani tjetrin. Mendoni bashkë për nji besë e jo ndasi e fyemje e shpërndamje. Kisha e Deçanit shqiptare ishte në themele. Këta që rikthehen, ua ndienë zemra ashtu. Poqese kanë lidhje me Serbinë, që unë nuk e di ata, kurrë Zoti mos u nimoftë. Po nëse janë të pastër si shqiptarë me ate kryq, Zoti i bekoftë. Mosni vëllazën pa dallim feje me u fye e sha me njani tjetrin se kush i thot vetit shqipëtar, nji Nanë shqipëtare kemi.
Burimi/Facebook/Zani Veriut


Leave a Reply