Vullnet Mato
Diktatorët e tmerrshëm
vrasin mijëra njerëz,
për të mbajtur në këmbë
pushtetin personal.
Pasi shëmben forcërisht,
disa mijëra të tjerë,
fillojnë të numërojnë,
cilin dhe si e ka vrarë.
Shkojnë vite dhe ai bëhet
më i famshëm nga ç’ishte
në media të shkruara
në mjete vizive.
Figura e tij zbutet mjaft
nëpër gojët pleqërishte
dhe nga diktator,
bëhet hero i miqësive.
Thonë, vrau sa deshi,
se ajo kohë ashtu ishte…
Por tani që s’është koha,
pse duhet të vrasë sërish,
mendjet e njerëzve,
kohën e përditshme,
me tituj bambastik,
në ekrane këmbëkryq?…
Derguar nga z.Flori Bruqi
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply