“Kam qenë në Tiranë (Shqipëri), vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Kthehem të enjten,” thuhet në e-mailin inkriminues.
Ish-kryeministri i Norvegjisë, ish-sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe ish-kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Thorbjørn Jagland, ka pretenduar se bëhej fjalë vetëm për “veprimtari diplomatike normale”.
Por tani e-maile të reja tregojnë një të vërtetë paksa ndryshe.
Këtë e shkruan media norvegjeze VG.
Në e-mailin e parë, të datës 25 maj 2012, Jagland shkruan për udhëtimin e tij në Shqipëri dhe aty përmend gratë vendase në kryeqytet:
“Kam qenë në Tiranë (Shqipëri), vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Kthehem të enjten.”
E-maili është pjesë e mijëra dokumenteve në çështjen Epstein, të cilat autoritetet amerikane i bënë publike javën e kaluar.
Në një e-mail tjetër, të datës 9 janar 2013, Jagland shkruan se “nuk mund ta mbaj gjallë vetëm me gra të reja, siç e di”, ndërkohë që përmend një udhëtim të ardhshëm në ishujt e Karaibeve dhe një vizitë të mundshme në ishullin famëkeq të Epstein-it.
Në kohën kur këto e-maile u shkruan, Jagland mbante dy poste kyçe: ai ishte njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobelit.
Jagland nuk ka dashur ta komentojë çështjen.
Burimi i lajmit:
Burimi/Facebook/bt.dk/Adnan Aliti


Leave a Reply