Jemi ne nje zone ku Natyra shkaterrohet nga neglizhenca institucionale dhe nga ndotja e njerezve te pandergjegjshem.
Jemi ne nje zone ku cdo nate digjen mbetje dhe ana lindore e qytetit mbulohet nga era e tymit kancerogjen, duke ndotur ajrin ne cdo ane.
Jemi ne nje zone ku ka katastrofe mjedisore dhe duhet nje levizje kombetare per ta ndrequr.
Jemi tek Varrezat e Deshmoreve, aty ku valvitet flamuri shqiptar dhe duhet te kemi me shume respekt per ata qe prehen ne ate vend.
Jemi ne lumin Kir, aty ku eshte shembulli me i dukshem i nje neglizhence qe duke mos marre masa, po “legalizon” abuzuesin.
Po ndosin lumin me mikroplastika dhe inerte.
Lumi Kir ndrysh nga lumenjte e tjere te Shkodres, kalon dhe ne burimet e ujit te shkodraneve, ne puse te vjetra dhe shpime ne toke per pompat.
Po mbysin lumin me mbeturina. Po kalbin token me kafshe te ngordhura, qese e shishe. Ne ate zone, nen toke ka me shume plastike se sa dhe.
Duhet te reagojme sa nuk eshte vone, per jeten tone, per femijet tane, per Natyren, per lumin dhe per qytetin tone te bukur!
Reagoni, veproni, pastroni, duajeni kete vend!




Burimi/Facebook


Leave a Reply