Një dokument i rrallë shkencor hedh dritë mbi praninë e madhe shqiptare në Greqi, duke dëshmuar se çamët dhe arvanitasit përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, të shpërndarë në 696 fshatra në rreth 15 krahina, nga Atika e deri në More.
Këto të dhëna vijnë nga vepra monumentale “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës” e Papa Andon Bellushit (Antonio Bellusci), botuar në vitin 1994, e recensuar nga studiuesi i njohur Prof. Peter R. Prifti.
Një punë kërkimore 30-vjeçare
Nga viti 1965 deri në 1995, Papa Andon Bellushi, së bashku me priftin arbëresh Jani Kapareli, ndërmori dhjetëra udhëtime në Greqi, duke dokumentuar në terren gjuhën, zakonet, folklorin, këngët dhe historinë e arbërorëve (arvanitasve).
Me regjistrime zanore, fotografi, intervista dhe dëshmi të drejtpërdrejta, ai mblodhi një thesar unik etnografik, të ruajtur për shekuj në heshtje.
Një arbëror i shkolluar në Athinë i pohoi autorit se:
“Në Greqi ka rreth 3 milionë arvanitë, edhe pse jo të gjithë flasin më shqip.”
696 fshatra shqiptare në Greqi
Libri liston me emra 696 fshatra arbërore, të shpërndara në:
Atikë
Beoci
Korint
Argolidë
Eube
More
Thebë,dhe shumë Ujdhesa në detin Egje si:Kërkyra,Kefalonja,Hidra,Kalamata,Santorini etj.
Emra fshatrash si Qiuteza, Vithkuqi, Blushi, Matranga, Variboba, dëshmojnë lidhjen e drejtpërdrejtë me Shqipërinë dhe arbëreshët e Italisë.
Gjuha shqipe – e ndaluar, por e gjallë
Papa Bellushi dokumenton represionin sistematik të autoriteteve greke ndaj gjuhës shqipe:
ndalim të shkollave shqipe
ndalim të këngëve arbërore. 𝑭𝒐𝒍𝒍𝒐𝒘𝒆𝒓𝒔. Top Fans
Burimi/Facebook


Leave a Reply