Nga rinia e hershme e njërit prej burrave më të shquar të trevës sonë, kemi shpalosur këtë kronikë të çmuar, ku baca Rexhe, në një intervistë të shkurtër, flet për realitetin e kohës pas okupimit të Plavës dhe Gucisë gjatë Jugosllavisë Mbretërore.
Në këtë dëshmi të rrallë ai trajton pyetje themelore:
• Cila gjuhë flitej në Plavë e Guci?
• Çfarë veshjesh mbanin banorët?
• Si dhe kur nisi procesi i asimilimit?
Ne, si redaksi, patëm fatin dhe nderin që, me këtë burrë të madh të trevës sonë, të shpalosim të vërtetat historike nga një enciklopedi e gjallë – Rexhep Galin Balidemaj.
Baca Rexhe prej disa muajsh nuk është më në mesin tonë. Ai u nda nga kjo botë përgjithmonë ne moshen 102 vjeçare, por kujtesa, dëshmitë dhe shënimet e tij mbeten një histori e ndritur e Plavës dhe Gucisë, trashëgimi që ruan gjallë identitetin dhe rrënjët tona.
Burimi/Facebook/Plava e Gucia Sot


Leave a Reply