Po’ e filloj kete shkrim me humor , i pari per kete vit, me urimin e te madhit, shkrimtarit Zija Cela kur thote: Paci shendet, mbaresi, gezim e lumtuni! E na i thona: Te lumte mendja e DORA mjeshter i fjales se bukur! 🌹
Dora me gishtat e saj, si pjese e turpit te njeriut, asht interesante dhe mbane nji enigme!..
Njeni gisht i saj asht perdore (ne istanca shtetnore), ne vend te firmes!? Enigma asht se ne njenin gisht mshehet identiteti i personit. Cdo njeri i rruzullit tokesor ka shejen e vet, qe duket ne rrigatet e imta, te vogla, ne bulen e gishtit! Nuk gjenden dy njerez ne bote, qe te kene te njajtin shej !!..
Me dore shprehen mirekuptimi, dashnija, respekti, pershendetje, shterngim i duerve si dhe mbi te gjitha puna!
“Cka i sheh syni i ban dora”! kane thane per nji mjeshter pune. Ne socializem; ne ara, fabrika, kantjere, ku hajnija u ba mjet jetese, proverbi u deformu ne ” Cka i sheh syni i kape dora”! 🤪
Nji punetor, tuej dale mbas orari te punes, pa’ dashte ,dora i kape dy konserva .I germucun tuej cile bicikleten, njeni kavanoz i bje ne toke. Me dale prej situates thote: kush gjuen more? Sa lojna te marra qe bajne!😉
Ne disa vende te botes , kur nji kapesh tuej vjedh, i pritesh njena dore!?..
Le te kalojme edhe nji here te tregimi jone.
” Ne nji dore kazmen (me shkatrru mal e are) ne tjetren pushken ( me luftu anmikun imagjinar) ??…
Ha ha ha thonje nji fjale o nostalgjike te asaj kohel….
Me fjalen dore krijohen edhe shume fjale tjera si dorezim, doreheqje (te na politikanet nuk e njohinn kete fjale), doreshkrim, doreleshuem, dorac etj.etj.
Partite doren e perdorin per simbolike .Keshtu komunistet e socialistet e kthyen ne grusht! Demokratet ne dy gishta ! Zogistat ne doren vu ne brez dhe Rilindasit me gishtin e mesit perkule nga mbrenda shuplakes 😭!..
Nji plake ne mahallen tone, u tregonte femijeve gishtat me humor lidh me ka nji epitete mbi punen qe banin!
Gishtin tuej fillu nga e majta e thirre “shtypesi i morrave” tjetrin “lepisi i sahanave” te mesit ” gjeloshi i gjate”(mos e ngatrroni me palloshin),tjetrin i katerti “gishti i unazes” dhe i fundit ” i vogli i nanes”!…👍
Duert Jane te pa’ pretendime, me pak uje e sapun (mos kerkoni o vlonjatet ma shume) se dora lan doren e te dyja fytyren !
(Ruka rukumije, obraz obodvije)
Miq e anmiq
Zoja e zotni
te gezojme te gjithe bashke Vitin 2026 – te
L.L. ne Itali…
Burimi/Facebook


Leave a Reply