♦️Rama dhe Berisha kundër votës, kundër Shqipërisë!
🔻Shqipëria nuk ka krizë zgjedhjesh.
Ka autorë të përsëritur të krimit zgjedhor.
Me emër, mbiemër dhe arkiv. Sali Berisha dhe Edi Rama janë dy faqet e së njëjtës monedhë antidemokratike, armiq të qytetarëve, armiq të pluralizmit, armiq të së ardhmes europiane të vendit.
♦️Le t’i marrim me radhë, sepse historia nuk fshihet me deklarata.
➖Sali Berisha është protagonist i çdo deformimi madhor të procesit zgjedhor që nga viti 1991.
🔻Ish-komunist i konvertuar me urgjencë, dha konsensus për ligjin famëkeq 7501, duke shkatërruar pronën dhe duke mbjellë konflikt që vazhdon sot.
🔻Humb referendumin e Kushtetutës në 1994, pasi e kalon atë në Kuvend pa konsensus.
🔻Në 1996 miraton Kod Zgjedhor njëpalësh, përjashton opozitën nga administrimi i zgjedhjeve dhe e fut vendin në krizë.
🔻Zgjedhjet dënohen nga OSBE-ODIHR dhe SHBA. Refuzon përsëritjen.
🔻Pasojnë firmat piramidale, shembja e shtetit, viti 1997, arma në dorë, bandat zot të rrugëve, Shqipëria në kaos total.
🔴Rikthehet e majta, por nuk sjell shpresë.
🔻Fatos Nano shpik Dushkun, manipulon gjykatat, prodhon mandate me vendime politike dhe përdor Kodin Zgjedhor për pushtet, jo për demokraci.
Asnjë reformë reale. Vetëm mbijetesë politike.
♦️Berisha rikthehet në pushtet si “e keqja më e vogël”, qeveris mirë një mandat, por nuk heq dorë nga veset.
🔻Bashkë me Edi Ramën harton Kodin Zgjedhor më antipluralist në histori, ndryshon Kushtetutën natën, me pazar, ndërsa deputetë grevistë janë në sallë.
🔻Goditja më e rëndë ndaj pluralizmit. Fiton sërish përmes deformimit të garës. Në 2013 bie me votë, por sistemi që ngriti i kthehet si bumerang.
➖Edi Rama është produkt i këtij sistemi, jo kundërshtari i tij.
🔻Pa bindje politike, pa besim në parime, aventurier pushteti. Rama e shemb përfundimisht institucionin e votës.
🔻Bashkëpunon hapur dhe tinëzisht me Lulzim Bashën dhe me Berishën e rikthyer.
🔻Kap Kuvendin, drejtësinë, mediat, Presidentin, Gjykatën Kushtetuese. Krijon regjim ku zgjedhjet mbahen, por nuk vendosin.
🌘Sot, me një moral të deformuar, del Sali Berisha dhe flet për zgjedhje “si Kosova”.
♦️Kjo nuk është hipokrizi. Është fyerje historike. Sepse për 35 vite ai është një nga arkitektët kryesorë të zgjedhjeve të manipuluara në Shqipëri.
Problemi i Shqipërisë nuk është kush fiton. Problemi është që Rama dhe Berisha bien dakord si të humbasë demokracia dhe te goditet pluralizmi.
Kush ka vrarë votën për dekada, nuk mund të predikojë standarde.
Në Shqipëri pushteti nuk ndryshon sistemin, sistemi riciklon pushtetin.
Kur dy armiq bien dakord, viktima është gjithmonë qytetari.
🔰Demokracia nuk vdes nga një grusht shteti, vdes nga marrëveshjet e pista të elitave që sillen si kundërshtarë, por qeverisin si ortakë.
✅Në Europë vendosen standarde dhe garanci për t’u respektuar.
♦️Në Shqipëri vendosen pengesa dhe hapen shtigje manipulimi, ku palët bien dakord të vjedhin të tjerët, pastaj njëra-tjetrën.
♦️Ky rreth vicioz duhet thyer. Rama dhe Berisha duhet të largohen nga politika, jo si hakmarrje, por si kusht minimal për të pasur zgjedhje, shtet dhe të ardhme europiane.
🌘Shqipëria nuk ka më kohë për riciklimin e së keqes.
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply