Ajo ecte ngadalë, nën trotuar këmbët e saj nuk bënin zhurëm kalonte ngadal një nënë që kishte mbajtur botën mbi supet e saj të kërrusur në duar çantat ishin të rënda, jo vetëm nga pesha e sendeve, por nga vitet, nga mungesat, nga fjalët që s’i kishte thënë kurrë askujt.
Duart i dridheshin nga të ftohtët , por nuk ishin dorëzuar kurr !
kishin fshirë lot në errësirë.
Dhe trupi i saj il odhur nuk e dinte se çfarë ishte pushimi,
Për një çast ngriti syt e lodhur
Askush nuk e pyeti sa net kishte fjetur me bark bosh që fëmijët të ishin të ngopur.
Askush nuk e pyeti sa herë kishte qarë pa zë që të mos trembte fëmijën e saj të sëmur .
Por Zoti i dinte të gjitha.
Ajo ishte nënë.
Dhe nënat nuk bien ,ato përkulen, por nuk dorzohen kurr …
Ishte fund viti.
Qyteti ndriçonte me drita, vitrinat qeshnin, njerëzit nxitonin me çantat plot e përplot …
Vetëm ajo nuk nxitonte por
përkulej ngadalë kur gjente ndonjë kallaçe të hedhur një herë djathtas, një herë majtas, dhe mblidhte kanaçe ja dhe një ,ja dhe një tjeter .
Çdo kanaçe që fuste në qese ishte një shpresë e vogël:
një çokollatë,ose
një palë çorape të reja,
ndoshta një lodër e thjeshtë, që fëmija të mos ndihej më pak se të tjerët kur viti të ndërronte i pëlqente kur syt e djalit ndrinin nga gëzimi ….
Duart i ishin çarë nga të ftohtit, shpina i digjte nga pesha,
por zemra i rrihte fortdhe i jepte kurajo vetes
Vazhdo edhe pak… vetëm edhe pak…
Ajo e dinte që askush nuk do ta fotografonte për televizor.
Askush nuk do ta quante hero.
Por në sytë e fëmijës së saj, ajo ishte gjithçka.ngaqë ishte festë kishte rrëmuja që pinin më shumë dhe ajo sa her që shtonte edhe një kallaçe në thesin e saj zemra i gëzohej
Kur ndaloi për një çast dhe ngriti kokën, sytë i shkëlqyen. Pa një grup të rimjesh që ishin shtruar në të pir dhe gjeti shum kanaçe …
O zot faleminderit nga zemra qe te plotesoj ëndrra e nenes
që fëmija të qeshte natën e Vitit të Ri.
Ndërsa qyteti festonte, ajo punonte.
Ndërsa fishekzjarrët shpërthenin në qiell, ajo mblidhte copëza metali nga toka.
Dhe në çdo kanaçe kishte më shumë dashuri se në mijëra dhurata luksi.
Sepse kjo nënë ishte e varfër vetëm në xhep.
Në shpirt, ajo ishte e pasur pa fund. Ajo u përkul sërish për të marrë një kanaçe tjetër, kur pas shpine u dëgjua e qeshura e tyre.
grupi i të, rinjve me pije në duar, me barkun plot e zemrën bosh filluan te talleshin,,,
Hajde moj nënë, a po mbledh thesar?”
Tha njëri duke qeshur.
Lëre, lëre… ndoshta po bën biznes për Vit të Ri!
ia ktheu tjetri.
Pastaj ndodhi ajo që dhimbja nuk e harron kurrë.me shikimin e saj të prekur
Njëri prej tyre i hodhi kanaçet drejt saj.
Një tjetër e gjuajti me panine
Copëza buke ranë në asfalt
Merri, se për këtë je!,ulëriti një zë pa shpirt.
Nëna u drodh.
U përkul edhe më shumë,
Sytë iu mbushën me lot. Duart ju drodhën mbi qeset.
Me një zë të thyer, por të pastër, ajo foli:
Ju lutem… më lini të qetë.
Kam fëmijë të sëmurë në shtëpi
Që pret një kafshatë bukë nga nëna Mavrija…
Zëri iu këput.
Lotët i ranë mbi asfalt.
Askush nuk qeshi më.
Një heshtje e rëndë ra mes tyre.
Sepse fjalët e nënës peshonin më shumë se të gjitha talljet e tyte
Ajo u përkul, mblodhi kanaçet, edhe copat e bukës.
Me shpinën e kërrusur e zemrën e fyer ndërsa akoma loti nuk i ishte thar mbi faqe …
rruga mbeti dëshmitare e një të vërtete të hidhur:duke ju drejtuar të rinjve ..
Dëgjoni këtu o njerëz të zotit
Varfëria nuk është turp.
Turp është të kesh gjithçka… dhe të mos kesh zemër.
Mos qesh kur sheh një nënë të përkulur.
Mos gjuaj me fjalë, me bukë, me përbuzje.
Ajo nuk është e dobët ,ajo është duke mbajtur një jetë mbi shpinë.
Mos e pyet pse mbledh kanaçe.
Pyete veten pse ti ke zemër të ftohtë.
Pas çdo njeriu të varfër ka një histori që nuk ta mban shpirti ta jetojë.
Pas çdo nëne të lodhur ka një fëmijë që pret.
Jo luks.
Vetëm një kafshatë bukë dhe pak dashuri.
Nëse nuk mund të ndihmosh, mos lëndo.
Nëse nuk ke bukë për të dhënë, mos e shkel me këmbë atë që dikujt i duhet për të jetuar.
Sepse një ditë, Zoti nuk do të na pyesë sa kemi pasur,
por sa zemër kemi treguar.
Dhe mos harro:
një nënë që qan sot në rrugë
mund të jetë lutja që po të gjykon nesër.
Burimi/Facebook


Leave a Reply