Sot kuadri yjor pritet të jetë pozitiv për ju, prandaj parashikohet një ditë e mirë në të gjitha anët. Mos i kushtoni rëndësi gjërave të vogla.
Demi
Qielli juaj është i ngarkuar me një mori yjesh të mirë të cilët do të bëjnë të rikuperoni shumë nga ato që nuk keni realizuar ditët e kaluara.
Binjakët
Urani, ylli juaj i mirë sot, ju bën të jeni shumë agresivë, natyralë por dhe shumë dominues ndaj të tjerëve. Marsi ju përtërin energjitë.
Gaforrja
Jeni shumë konfuzë dhe ky do të jetë problem juaj sot. Ndoshta do të ishte mirë të vendosni vetë kur nuk keni dikë që t’ju këshillojë drejt.
Luani
Edhe të lindurit e kësaj shenje ditën e sotme duket se do të jenë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirës.
Virgjëresha
Nuk është ndonjë moment pozitiv për ju, pasi janë një numër yjesh nuk “ju shohin me sy të mirë”, bëni durim sepse situata do të ndryshojë.
Peshorja
Gjeometritë planetare janë shumë harmonike, prandaj edhe dita e sotme pritet të jetë e mirë, ndonëse impenjimet tuaja do të vinë në rritje.
Akrepi
Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndërsa ju vetë do të jeni disi të plogët dhe do të rifitoni me vështirësi ritmet tuaja të zakonshme.
Shigjetari
Situata yjore e trazuar bën që dita e sotme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t’ju imponojnë të ndryshoni shpesh objektivat tuaja.
Bricjapi
Për të lindurit e kësaj shenje puna përbën impenjimin kryesor, prandaj është mirë që mos t’i lenë gjërat që kanë të bëjnë me të pas dore.
Ujori
Edhe pse në përgjithësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpirtërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj sot do të jeni disi pasivë.
Peshqit
Një situatë e paqëndrueshme yjore për shkak të tranzitit të shumë planetëve e bën ditën tuaj sot shumë të ngarkuar në të gjitha aspektet e jetës.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply