Në vitin 1859, karriera e kimistit Robert Chesebrough dukej se kishte mbaruar. Biznesi i tij i vajit të balenave u shemb brenda natës pas zbulimit të naftës në Pensilvani.
I dëshpëruar, ai u nis për në fushat e naftës në kërkim të “arit të zi”. Por nuk gjeti naftë.
Në vend të kësaj, ai gjeti një substancë ngjitëse dhe irrituese që punëtorët e quanin “dyll kërcelli”, e urryer nga të gjithë sepse bllokonte shpuesit.
Por Chesebrough vuri re diçka të çuditshme: punëtorët e përdornin atë në prerje dhe djegie, në pjesë të ndryshme të trupit dhe ato shëroheshin më shpejt.
Ai e mori atë mbetje industriale në laboratorin e tij dhe punoi me të për pesë vjet.
Përfundimisht, ai krijoi një pelte transparente: vazelinën.
Kur u përpoq ta promovonte, nuk e besoi askush.
Për të provuar se funksiononte, ai bëri të paimagjinueshmen:
ecte nëpër Nju Jork, e digjte lëkurën e tij me acid ose flakë para turmave dhe pastaj aplikonte kremin e tij. Plagët shëroheshin dhe njerëzit mbetën pa fjalë.
Besimi i tij ishte i afërt me obsesionin: ai hante një lugë vazelinë çdo ditë, i bindur se ishte e mirë për trupin.
Mjekësia moderne thotë se është e padobishme… por ai jetoi deri në moshën 96 vjeç, duke sfiduar të gjithë kritikët e tij.
Në vitin 1870, ai hapi fabrikën e tij të parë. Deri në vitin 1874, ai shiste mbi 1,400 kavanoza në ditë.
Ajo që askush nuk e donte, bë sukses në mbarë botën.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtarët e përdorën atë për këmbët në llogore dhe për të trajtuar djegiet.
Në Luftën e Dytë Botërore, qeveria amerikane porositi garzë të zhytur në vazelinë për të trajtuar lëndimet e lidhura me zjarrin.
Edhe eksploruesit e Arktikut e mbanin me vete: ishte e vetmja gjë, që nuk ngrinte dhe ua shpëtonte lëkurën nga i ftohti vdekjeprurës.
Sot, një kavanoz i tillë, shitet në botë çdo 39 sekonda.
Robert Chesebrough vdiq në vitin 1933, pasi kishte demonstruar, se një besim i çmendur në një ide, mund ta ndryshojë botën.
Ndonjëherë, midis gjenialitetit dhe çmendurisë… mjafton vetëm një lugë.
Përgatiti: Fatmir Shqarri…
Burimi/Facebook/Mësimi


Leave a Reply