Muz. Servet CRA
Teksti : V.Gjikolaj
Gjakun e arbrit e përtëritë në breza
Trimninë shqiptare përkundët në djepa
Kangë heroike, kënduat si ninulla
Për kombin nana-për lirinë burra.
Tamli i Teutës rrodhi te dardania
Gjergj legjendarin e rriti Vojsava,
Zogj shqiponje, mbajti në krah Mamica ,
Mbiu me nagant-Shote Galica
Thikat e hasmit n’shtat ju ngulën lokes
Shaminë e djepit ia përgjakën foshnjës,
Ju ngritët ballin e kush s’ua pa lotin
E më shumë heronj, na dhatë për kombin.
Ju na dhatë mjaltë nga “Bleta Shqiptare”
Gërma prej gjaku hodhëm n’abetare
Për gjuhën e bukur, bijtë u banë kështjella
Si ujvarë e bardhë t’na rridhte në breza.
Thotë lokemadhja lëngoi e vuej
Sa herë shkojnë djemt’ në dhe të huej
Zogjtë e shkabojës nëpër kontinente
Lotin e mallit – gurë e mbajnë mbi vete
Nëpër shekuj, besa nëpër breza
Shqiptarinë përkundët në djepa
Lokja arbnore, që na fali jetën
Lindi për njerzimin , o Shejtnesh Terezën.
1983-2021
Burimi/Facebook


Leave a Reply