Në një dasem këto ditë u ndodhëm
Zorrët në fyt,nga ç’ndigjoja m’u mblodhen
Në pauza të muzikës,dilnin tymosnin
Pikërisht aty,egoistet bilbilosnin
Natyrisht punë,kish bërë edhe rakia
Që pijanecëve,t’u plaste euforia
Dhe mburreshin,si rrefimtarë të regjur
Në fakt në mendje,qen krejt të pjerdhur
Njëri mburrej,se qe poliglot
Në fakt ish vetem,një copë idiot
Hiqej një tjetër,mjeshtër n’politik
Pa sosur cigaren,ç’qenë kishin ik
Dikush tregonte,sa ishte i pasur
Harronte se të gjithë, dinin si qe kapur
Ndonjë mundohej pikë të fitonte
Duke sharë një tjetër që e xhelozonte
O ju që nuk rroni pa thashetheme
Ju që nuk keni,dhe një pupël në mendje
Populli di shumë e shumë më tepër
Nga populli buron filozofia e vjetër
Njeriu se pari,të jetë njeri
Dhe qenia i tillë,të bën mbret në mençuri
Shoqëria ka nevoj,për kapacitete të vlerave
S’i duhen kaposha,që rrinë majë plehrava
Demir Rusi
Burimi/Facebook


Leave a Reply