Mikja ime,
bashkëvendasja ime,
me ty Arife, një miqësi e herëshme,
na lidh e na bashkon.
E thjeshtë, e dëlirë si krojet e asaj toke
flladitëse si vetë ajri i pyjeve shekullorë,
e kristaltë, si uji maleve kapucborë, si vetë ajo tokë e akërt,
nga ku rrënjët, i kemi.
Ishim shumë të vogla, atëkohë njomëzake, të brishta,
të qeshura, plot nur e shëndet.
Të kujtohet, kur loznim të dy bashkë, dhe kur vraponim lirishtave?
Kur kacaviereshim nëpër pemë plot fruta, shije dhe hije?
Të kujtohet kur mblidhnim mollët, apo kumbullat,
apo kur këpusnim dardhë që rridhte mjaltë?
Të kujtohet, kur lodronim dhe hidheshim mbi sanën e tharë,
në kasollë të barit, pranë shtëpive tona?
Eh…,sa shumë misërnik e lakrorë kemi ngrënë së bashku
Eh…,sa shumë kemi qeshur e kënduar,
në sa shumë dasma jemi argëtuar,
e tash në lulen moshore,
përsëri jemi mike të mira,
sepse ti vetë Arife, ke qenë një margaritë e pafajshme,
ndërsa sot je vërtetë një grua model.
E urtë e mirë, e sjellëshme, e ditur e plot kulturë.
Sa e bukur qe miqësia jonë, sa e bukur është dhe sot.
Do ta vazhdojmë pse jo …e kështu do të jetë gjithmonë.
E këtë vit, u mbushën plot tetë vite mike në FB.
Ndaj dhe këto vargje që spontanisht më rrodhën,
t’i dedikoj ty, e dashur mirësi, e urta, e qeshura mikja ime fëmijërisë,
Jam me fat që miqësia jonë përhere e blertë qëndron,
sepse e vadisim me thjeshtësinë, fjalën e artë dhe dashurinë.
Perqafime.
Nexhi Baushi
***
Wow…!
Shumë faleminderit për këtë dedikim të vyer
që më ke kushtuar!
Vërtetë, vërtetë më përlote….
ke thënë gjithçka!……
Unë gëzohesha kur ju shihja,
pranverave ku shpërthente sythi,
duke u ngjitur me vështirësi monopatit,
poshtë shtëpisë sime, ju katër motra,
njëra më e bukur se tjetra.
E po aq bukur të veshura,
erdhën gragjanket, (në gjuhën nashki ju thonim)
dhe unë me vrap sajohesha e vishesha( si gragjanka) .
Ishim aq të lirshme e të pafajshme,
shumë të vogla e nuk lodheshim gjithë ditën,
sa te njëra-tjetra, te çezmat, te pemët, te kopshtet,
te lëndinat duke mbledh lule e sajuar pjata imagjinare
nëpër plloça me petalet e tyre përshtatur sipas ngjyrave.
Shpesh i kemi kujtuar këto grimca jete të ngelura thellë në memorje!
Sa mirë që jemi ritakuar pas shumë vitesh,
dhe u bëmë të pandara si dikur,
sepse je një mike e rrallë dhe e pazëvëndësueshme!
Sa mirë që të kam!
Të uroj jetë të gjatë e të qetë,
të realizosh çdo dëshirë që ke akumuluar ndër vite,
t’i nxjerrësh në dritë,
me bagazhin,
me vullnetin
dhe talentin që ke!
Të përqafoj!
Arife Hoxha
NB 2 Shtator 2025



Burimi/Facebook


Leave a Reply