Jemi ritur,plakur e frymëzuar ne te gjitha koherat me famën,luftrat çlirimtare e bëmat e Skenderbeut.
Sidomos,yjet e rilindjes tone kombetare e sollen madherisht dhe ne sy te te gjithe botes,rolin e tij ne historinë e popujve.Ata i treguan botes mbare,luften 25 vjeçare te shqiptarve per liri,kunder osmaneve qe na kishin sunduar,dhunuar e neperkembur vite me rradhe.
Me qendresen e tij,legjendare,kryeheroi yne mbrojti edhe vendet e Europes,vendet e plakes se motit, te cilat nuk e kishin fuqine te perballeshin me hordhite osmane te asaj kohe.
Kaluan shume vite e figura e Skenderbeut rritej,duke marre permasat e nje figure shumedimensionale,epike e legjendare.
Me Skenderbeun ne zemer u ngjall e u lartesua rilindja jone kombetare,linden dhe u bene gjithepopullore, kryengritjet qe pregaditen pavaresine 1909-1911.
Me Skenderbeun ne zemer e perkrenaren e tij frymezuese,shqiptaret shkelqyen ne luften antifashiste,ne levizjen demokratike,ne luften per lirine e Kosoves e më tej.
Edhe sot,Skenderbeu zbukuron sheshet kryesore ku jetojne shqiptaret,ne Shqiperi,Kosove,Maqedoni,Mal te Zi si dhe presin rradhen,Kosova Lindore e ÇAMERIA.
Mbi 30 monumente te kryeheroit jane vendosur neper vende te ndryshme te botes.
Dhe fama e tij vazhdon te rritet,duke e vendosur kryetrimin tone ne rradhen e kater gjeneraleve me te medhenj te te gjitha kohrave.
URINA e nje gangsteri,nuk mund ta fyeje legjenden e Europes mbarë por ata qe e bene,disa “PSHURRËTORË NGA POLONIA” duhen ndeshkuar edhe më shumë se rripi i te rinjve te Tiranes e nderkohe djemte tane,duhen liruar menjehere nga paraburgimi.
Ndryshe,medemek ne emer te demokracise fyejme vetvehten,fyejmë historine tone kombetare….!
LAVDI GJERGJIT TONE TE PAHARRUAR-GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEU.!
Dashamir Uruçi,
KUVENDI KOMBËTAR SHQIPTAR-USHC,
Tiranë,më 30 gusht 2025.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply