Sot me 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Andaj si Kuvend kujtojmë mbi 1584 qytetarë të Republikës së Kosovës që ende janë të zhdukur me dhunë nga Serbia gjate viteve 98/99. Kjo mbetet një nga plagët më të rënda dhe më të dhimbshme për vendin dhe shoqërinë tonë.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shpreh dhembjen dhe solidaritetin me të gjitha familjet që ende përballen me mungesën e më të dashurve të tyre dhe që vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë që u takon.
Kërkojmë me vendosmëri ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve për këto krime dhe njëkohësisht i bëjmë thirrje Serbisë që t’i përmbushë zotimet ndërkombëtare, përfshirë atë të Aneksit të Ohrit të datës 18 mars 2023 dhe Deklaratën e Përbashkët të 2 majit 2023, duke treguar vendndodhjen e të zhdukurve me dhunë si dhe duke hapur arkivat shtetërore, në bashkëpunim me Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur, i themeluar në dhjetor të vitit 2024, që mundëson identifikimin dhe kthimin e të gjithë të zhdukurve me dhunë tek familjarët e tyre.
Të nderuar miq tanë ndërkombëtarë, Serbia, përveç se ka kryer gjenocid dhe ka vrarë mbi 10 mijë civilë të pafajshëm, edhe 26 vite më pas po i vret çdo ditë qytetarët tanë duke mos treguar për fatin e të zhdukurve me dhunë. Prandaj ju lusim të rrisni trysninë ndaj shtetit të Serbisë për të përmbushur këto detyrime me urgjencë, sepse para së gjithash është detyrim moral e njerëzor, por edhe obligim ndërkombëtar.
Faleminderit!
Burimi/Facebook


Leave a Reply