I lindur në Prishtinë më 1979 dhe i rritur në Ferizaj, Dimal Basha është kryeparlamentari i ri i Kosovës. Ai ka studiuar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, ku është diplomuar me rezultate të larta në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare” dhe më pas ka kryer një master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në “The New School University” në New York.
Para se të hynte në politikë, Basha ka punuar në zyrën e ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel dhe në Gjykatën Federale të SHBA-së si analist i të dhënave. Ka mbajtur gjithashtu pozita menaxheriale në SHBA dhe Britani të Madhe.
Në Kosovë, ai ka shërbyer për dy mandate si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, duke qenë pjesë e komisioneve për Punë të Jashtme, për Legjislacion, për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe për Stabilizim-Asociim.
Zgjedhja e tij si kryetar i Kuvendit shënon një hap të rëndësishëm për rikthimin e funksionalitetit të legjislativit pas një bllokade të gjatë.
Kosova nuk u bë e pavarur me marrëveshje të buta, as me kompromis të ulët politik. Ajo u lind nga gjaku i mbi 13 mijë të vrarëve, nga dhjetëra mijëra gra të dhunuara sistematikisht, nga më shumë se 800 mijë shqiptarë të dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, nga varret masive dhe nga fshatrat e djegura për së gjalli.
Kjo pavarësi nuk ishte dhuratë, por akt i mbijetesës, i drejtësisë historike dhe i sakrificës kolektive. Dhe pikërisht këtë histori, këtë themel gjaku e dhimbjeje, sot opozita e tradhton me zgjedhjen e vet të vetëdijshme për t’u rreshtuar krah Listës Serbe e për t’i dorëzuar Beogradit levat e destabilizimit.
Ata që u thirrën dikur si “udhëheqës” të Kosovës sot sillen si shërbëtorë të interesave të atij shteti që masakroi popullin e vet.
Kjo nuk është opozitë demokratike, është shkelje mbi varret e atyre që dhanë jetën për këtë republikë. Në këtë tradhti nuk ka as pragmatizëm, as patriotizëm: ka vetëm zhveshje nga çdo ndjenjë përgjegjësie dhe gatishmëri për ta shitur Kosovën për një karrige më shumë në politikën e brendshme.
Burimi/Facebook


Leave a Reply