
Ne rrjetin social ,facebook deputeti i Partise Demokratike per rrethin e Shkodres ,z. Gjok Uldedaj u drejtohet te gjithe simpatizuesve dhe miqve te tij me nje mesazh te gjate.
Ai shkruan :
Te nderuar Miq!
Humbja e PD, ne Shkoder, per te gjithe ne ishte shume e hidhur, e pa parashikuar, e pa merituar dhe e pa justifikuar, per lidershipi i saj ne kete Qark.
Mendoje, qe nuk jane votuesit e Shkodres qe duhen gjykuar per kete humbje, por duhet gjykuar dhe analizuar puna e dobet e lidershipit te forces tone politike ne kete Qark.
Gjithashtu, mendoje qe eshte momenti qe pa humbur kohe tefalenderojme mbeshtetesit tane te qendrueshem dhe te perkushtuar, duke i takuar ato.
Do te ishte gjeja me e mire qe te pranojme gabimet tona, gabime te lidhura me mos organizimin dhe mos funksionimin e strukturave te PD, gabime te lidhura nga shkeputja e thelle jo vetem me bazen e PD, por edhe me faktoret e PD ne vite.
Ne, duhet te qartesojme gabimet qe jane bere ne menyre te vazhdueshme, vecenerisht ato qe jane te lidhura, me politikat klienteliste, me politikat e monopolit te zhfrytezimit te posteve partiake dhe politike per interesa personale, duke lene jashte vlersimi shume e shume figura me kontribute dhe reputacion ne kete qark.
Shkodra, ka forca te jashtezakonshme, ka potenciale dhe figura te spikatura qe ta rikuperoje shume shpejt kete humbje, por nuk mendoje qe kete mund ta bejne ata qe e krijuan kete humbje besimi.
Ne, duhet ti jemi borxhli qytetareve te Shkodres, ne duhet ti jemi borxhli forces tone politike, por mbi te gjitha ne duhet ti jemi borxhli Kryetarit te PD, Prof. Dr. Sali Berisha, per kontributin e jashtezakonshem, per realizimet dhe zhvillimet historike ne vend, por ne menyre te vecant per vemendjen dhe vlersimin e jashtezakonshem qe ka patur per Shkodren. gju (Gjoke Uldedaj )
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply