Turp ! Veprimet në Parlamentin e Kosoves janë pasqyrimi i një zhgënjimi të thellë për shumë qytetarë në Kosovë e më gjerë. Jane thelbi i një realiteti politik që shpesh është i shkëputur nga interesat e qytetarëve dhe shumë i përqëndruar në lojërat e pushtetit dhe egot personale te Kryetarëve te Partive Parlamentare. Roli i Kryetarit të Parlamentit në esencë,nuk është një figurë e “gjithëpushtetshme” Ai është një garant i rregullit, një lehtësues i debatit parlamentar, një administrator i seancave. Në vende me demokraci të konsoliduar,si SHBA, Gjermani, Francë, Itali, Austri, etj. posti i “Speaker”-it (në SHBA) apo “President i Bundestagut” (në Gjermani), është më shumë teknik se politik. Por në Kosovë dhe Shqiperi ky pozicion përdoret për kalkulime politike, për të balancuar pushtetin mes partive, dhe më shumë si monedhë pazari se sa si funksion Kushtetutes me qëllim shërbimi. Ne Kosove po shikohet një karrierizëm politik mbi interesin kombëtar, “karrieristë që mendojnë për veten dhe për partinë”. Janë të dhimbshme keto fjale, por për fat të keq, në shumë raste, të vërteta. Ajo që mungon prej këtyre liderëve është ndjenja e përgjegjësisë ndaj qytetarëve, ndaj shtetit që i ka besuar pushtetin, dhe ndaj kombit shqiptar në tërësi. Konfliktet e brendshme mes Kryetareve te Partive, mosmarrëveshjet për pushtet dhe interesat e ngushta të tyre i kthejnë edhe postet më simbolike në beteja të shëmtuara për dominim. Turp. Kur qytetarët shohin për muaj të tërë një spektakël të turpshëm në Parlament për një votim të thjeshtë si zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, krijohet një humbje e thellë besimi tek institucionet dhe tek demokracia në vetvete. Keto veprime në Parlament sjellin apati, mosbesim, zhgënjim dhe rrezikojnë që njerëzit e mirë të mos duan më të angazhohen në politikë. Nuk mjafton vetëm që ne të shfryjmë me të drejtë zhgënjimin tonë. Por duhet të kërkojmë llogari, të votojmë me vetëdije, të mos harrojmë dhe të mos pranojmë mediokritetin si normalitet. “Kur të mençurit nuk merren me politikë, qeverisin të paaftët.” Këmbëngulja qytetare është çelësi i ndryshimit të kulturës politike, të pilitikës dhe zhvillimit te vendit.
Burimi/Facebook


Leave a Reply