Ishin ndër figurat më të rëndësishme të Mirditës në vitet e kryengritjeve për pavarësi. Morën pjesë në të gjithë kuvendet krahinore të fillim shek. XX.
• Zef Ndoc Ndreca, nga një familje me tradita të hershme patriotike, pasi kreu studimet në Austri, sherbeu si mësues në famullinë e Spaçit. Pati një kontribut të spikatur në kryengritjet e viteve 1911-1912.
• Flamurtari i Oroshit, Preng Marka Prenga, ishte ndër prijësit e kryengritjeve antiosmane në krahinën e Mirditës në vitet 1911-1912. Si njohës i të drejtës zakonore shqiptare, qe thirrur në shumë konflikte e mosmarrëveshje në malësitë e veriut të Shqipërisë.
Në revistën “Leka”, botim i vitit 1927, në 15 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ndër të tjera thuhet:
• Zef Ndoc Ndreca muer pjesë në çdo mbledhje e lëvizje për liri të Shqipënisë.
• Preng Marka Prenga, me porosi të Abat Prend Doçit, ngrehi flamurin e kryengritjes në Mirditë.
Burra dhêu, që gjithë jetën ja kushtuan Mirditës dhe çështjes kombëtare!
Burimi/Facebook/MIRDITA:Histori dhe aktualitet


Leave a Reply