Marrja e pandehur e Erion Veliajt sot jo vetëm nuk është sinjal i drejtësisë por na dëshmon edhe njëherë se e ashtquajtura drejtësi e re vazhdon të drejtohet me regji nga klani soro-rilindas!
Po na dëshmohet në dritë të diellit pakti “pak burg për pasurim të përjetshëm” e kjo duket se vazhdon!…
E filluan me Sajmir Tahirin të cilin e akuzuan për shpërdorim detyre duke anashkaluar dhe çuar në kosh të gjitha akuzat e rënda dhe ai pas disa muajsh burg shijon lirinë e tij pa i hyrë gjemb në këmbë!
Këto marrëveshje pra pazare me shumë përfitime për eksponentët socialistë të burgosur Rama duket se i ka edhe me Ilir Beqen, Lefter Kokën dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij që janë pas hekurave apo do shkojnë atje.
Marrja e Erion Veliajt nën akuzë për shpërdorim detyre dhe duke mos e akuzuar për;
– Ardit Gjoklajn
– Agon Channel
– prishjen makabre të Teatrit Kombëtar
– aferën e Incereratorëve
– aferen 5D
– kullëzimi dhe betonizimi i Tiranës
…dêshmojnë se kjo marrje si i pandehur është e dakordësuar dhe e ujdisur deri në detaje.
…
Këto neve si publik i dinim dhe personalisht nuk kisha as mëdyshjen më të vogël të kësaj loje të pistë të Ramës dhe klanit të tij.
Por, ajo që më dhembi dhe më trishtoi pa masë ishte mbrojtja dhe avokatia që opozita dhe kreu i saj Sali Berisha i bënë sot Erion Veliajt!
Ishte e turpshme, e rëndë dhe e papërtypshme!
Ishte shumë e rëndë të shikoje Doktorin sot të bënte avokatinë e Veliajt!
Për mua si anti-soros, opozitar dhe kundërshtar i pakompromis i klanit rilindas kjo avokati është fyerje dhe shuplakë njëkohësisht.
Pragmatizmi deri në këto nivele është tmerresisht i dëmshëm e pse jo vrastar për partinë demokratike!
Në vend që të bëhej presion politik dhe opozitar për mungesën e akuzave që i listova më sipër ndaj Veliajt arrihet deri në mbrojtje ndoshta të njeriut më të zi të klanit sorosian siç është kjo figurë e pështirë ndoshta më e pështira që skena politike shqiptare ka patur ndonjëherë!
Jo deri këtu nuk e kisha menduar!
Flirtimin e segmenteve opozitare me Erion Veliajn e sidomos nga gazetarë dhe programe edhe të medias opozitare e kemi vërejtur prej kohësh por të dëgjoj avokatinë për Veliajn nga goja e kryetarit të opozitës këtë jo nuk e kisha imagjinuar as në ëndërrën më të çmendur!
Kjo është shumë e rëndë!
Duket se opozita është e dërmuar kaq rëndë sa të vetmen shpresë shpëtimi sheh flirtin dhe bashkëpunimin me njerëzit e Ramës me shpresën se këta do mund të rrëzojnë Ramën për llogari të saj dhe të tyre.
Tani mua me të drejtë më lind pyetja: A është ky flirt i opozitës me Veliajn që dërgoi atë pas hekurave para zgjedhjeve!?…unë dyshoj fort se është kështu sepse nuk kam si e shpjegoj ndryshe!
Argument tjetër në favor të kësaj teze times është mosprekja e soroistëve brenda vetë PD-se. Bile tani as publikisht e as sa për sy e faqe nuk artikulohet më çèshtja Soros dhe soroistët!
Rama do ta dënojë Veliajn deri në atë pikë sa ky i fundit nuk e tërheq Ramën drejt greminës.
Flirtin me opozitën nuk ja fal e Rama këtë e di shumë mirë sepse këtë ja raportojnë po njerëzit e Veliajt! Por ai gjithësesi nuk do rrezikojë shumë.
Në këmbim të heshtjes Veliaj amnistohet nga akuzat e rënda dhe nuk i preket pasuria marramendëse siç përflitet e depozituar jasht vendit!
Ndryshe tutori i tyre i përbashkët nuk do kishte lejuar prekjen e Veliajt!
Fakti që Veliaj u kthye nga SHBA në prag të vitit të ri dëshmon se ai ka ardhur me marrëveshje dhe garanci nga Aleksi!
A thua po e lexoj unë këtë situatë krejt gabim apo ka diçka të vërtetë në këtë rrokopujë!?
…sido që jetë mbrojtja e Erion Veliajt nuk eshte e nuk mund të jetë opozitarizëm!
Nuk di se sa shqiptarë e interpretojnë si të tillë!?
Opozita ka humbur rrugën dhe e ka humbur tmerrësisht turpshëm!
Burimi/Facebook


Leave a Reply