Këtu dhe era nuk heq më fletë,
Gjurmët kanë humbur e s’ka të tjera.
Në oborre dhe kopshte, vetëm bosh
Dhe nëpër pragje ca grushte dhera.
Në botë të heshtjes-në varreza,
Freski e cungët një varr i ri.
Kortezhet me të paktë njerëz,
Një kuje dhe, më shumë vetmi.
Shtëpi e vjetër, ose vatra e parë,
Muret me gropa i janë bërë.
Nga malli për ikjen e frymëve,
Në bosh, si nën regjim e rënë.
Dy herë takime bën me dritën,
Në ag kur lind, dhe perëndon.
Shtëpi e vjetër që ka vatër,
Por nuk ka zjarr, hiri sundon.
Këtu veç era bën shërbime,
Dhe zë të vetëm çon përhera.
Nën dhé përherë gjenden ata,
Zëvendës boshin paska jeta!
#𝗢𝗯𝘀𝗲𝗿𝘃𝗲𝗿𝗞𝘂𝗹𝘁
Foto ilustrim: Pamje nga fshati Lavdar
Burimi/Facebook/Korça Report


Leave a Reply