Kane kaluar 35 vjet,qe Shqiperia perjeton nje tranzicion te papare,te gjate,te mundimshem e te pafund,me kthesa e dilema nga me te çuditshmet.
Ne te gjithe keto vite,njerezit e thjeshte i mbajti gjalle shpresa se Shqiperine do ta bejme si gjithe Europa e per ne qytetaret-qyqaret do te fillonte nje jete e re e me te mira shume.Kaluan dekada e ne jemi po aty ku kemi qene,jashte Europes,me endrra e deshira shume,te cilat dalengadale po shuhen.
Njerezit nuk shohin drite e te dëshperuar,”me kuç e me maç”kane marre rrugen pa kthim drejt emigracionit.
Duke e pare ftohte problemin e pranimit te Shqiperise ne BE,na del perpara nje mal i larte te cilin nuk e di se si mund ta kapercejme.
Perballe perallave disa vjećare se ne kemi hapur kaq e aq kapituj te kerkesave te BE,natyrshem na vjen perballe pyetja se a do te bien dakort 27 parlamente te vendeve antare per pranimin e Shqiperise ne BE.
Disa prej tyre kane interesa ndaj vendit tone dhe me siguri do te vene edhe sanksione me te cilat keto vende do te mbrojne minoritetet e tyre apo me gjere interesat e tyre strategjike.
Thjesht e thene qe ne gjirin e BE ka vende ku feja dhe shteti,realisht jane bashke siç eshte rasti i Greqise,gjithashtu në BE ka vende qe nuk e kane njohur Kosoven,pra gjysmen e kombit tone.
Me keto argumente dhe plot te tjera perreth për 35 vjet me rradhe kemi bere nje hap para e dy hapa mbrapa…?!
Bashkimi europian ka perdorur dy standarte ndaj vendeve ku ka qene prezent e ku ka nderhyre per ti ndrequr punet.
Rasti i bisedimeve KOSOVE-SERBI e ilustron me se miri perfundimin ne fjale.Europa poshtersisht ka mikluar serbine dhe ka sanksionuar Kosoven.
Me nje fjale ka gjymtuar me tej viktimen e ka mbeshtetur e ndimuar financiarisht me ndihma e investime agresoren Serbi.
Kjo gje tashme dihet e fytyra e vertete e Europes ndaj nesh ka dale hapur e nuk e fshehin dot.
Ne keto kushte,shoqeria shqiptare duhet te jete e qarte dhe e vendosur me shume se kurrë.Le ta mbajme gjalle endren per te hyre nje dite ne Europe e nderkohe ti pervishemi puneve tona.Te gjitha llojet e bulmetit qe vine nga europa ne Shqiperi,neser nuk do ti shohim më.
Sa komisionere europiane si KOSI me shoke kane hyre e kane dale tek ne,kane premtuar e jane zhdukur pa bere asgje per ne shqiptaret,qe jemi akoma vendnumero.
Shume perfaqsues europiane jane shprehur tashme se shqiptaret me kete nivel zgjedhjesh e kete nivel te larte korrupsioni nuk duhet ta shohin as ne ender bashkimin europian.
Keto kembana kane rene here pas here tek ne dhe sot pa dhimbje mund te them se viti 2030,viti i gjoja pranimit tone ne BE eshte nje ender e vockel qe bie menjehere me zgjimin nga gjumi te njeriut ne mengjez.
Duhet te tregohemi te mençur,te bejme me pare bashkimin e shqiptarve te ndare e pastaj te bashkuar te perpiqemi te futemi ne europe.
Shembulli i bashkimit te dy gjermanive duhet te jete frymezues per ne.
Hapi i pare per bashkimin e shqiptarve duhet te jete bashkimi Kosove Shqiperi i cili mund te behet ne nivelin e nje federate apo konfederate.
Rezoluta 1244 nuk e ndalon nje gje te tille pa u futur tek perfundimi se rezolutes ne fjale i ka dale boja.
Ne kushtet e nje stanjacioni te gjate,politik dhe ekonomik,ne kushtet e nje qendrimi jo dashamires,skematik e dogmatik te Europes ndaj nesh,ne shqiptaret duhet te shikojme edhe aleanca te tjera,politike e ekonomike e te mos lidhemi vetem me nje lokomotive e cila per 35 vjet na ka lene ne nje stacion te gjate,pritjeje.
Ne te njejten kohe duhet te publikojme me kurajo,fakte e dokumente me rendesi me te cilat,disa fuqi te medha,europiane akuzohen per vendime te demshme ndaj interesave kombetare te shqiptarve.Ketu e kam fjalen per Berlinin,Parisin e Londren ku u moren vendime per copezimin tragjik te nje populli te tere.
Dhe per kete gjëmë të madhe,duhet te ngrihet ne kembe,shoqeria dhe shteti shqiptar.
Duhet te heqim dore nga ekuilibret fallco e te merremi direkt me obligimin kushtetues,me te drejtat dhe lirite themelore te shqiptarve kudo ne bote e veçanarisht me BASHKIMIN KOMBETAR SHQIPTAR.
Fakti qe jemi te vegjel,nuk duhet te na pengoje ne rrugen tone.
Gjithashtu duhet te mos harrojme se Bashkimi Europian e filloi bashkimin e vendeve europiane si nje lidhje e krishtere.
Kesisoj ne qendrimin qe mban Europa ndaj nesh,duhet konsideruar faktori fetar…!?
Kemi qene ne komunizem 70 perqind muslimane,20 perqind ortodokse dhe 10 perqind katolike.
E sot,zor ta dime se sa jemi ne te vertete.
Ka shqiptare qe per para kane shitur fene dhe atdhenë e kjo situate e ka favorizuar qendrimin e heshtur te BE ndaj nesh.
Sot me shume se 100 vjet nga copezimi barbar i trojeve tona,reagimi i Bashkimit Europian ndaj grabitjes me te madhe ne Kontinentin europian eshte ne nivelet e xeros.
Fuqite e medha qe na ndane ne 6 copa lane jashte rreth 70 perqin te territorit kombetar.Ato vazhdojne te tallen me ne dhe ne kete rast,shqiptaret duhet ti japin fund fyerjes duke kushtezuar mardheniet me Bashkimin Europian.
Nese ata nuk na duan,ne nuk kemi pse lëpihemi.Me shume se kemi hequr ne te shkuaren nuk mund te heqim më.
Ka shtete te tjera e fuqi te medha,qe i duan portet tona ajrore,toksore e detare dhe kjo eshte nje arme e fuqishme ne duart e shqiptarve.
I thashe disa mendime te sinqerta pa droje me bindjen se keshtu duhet te veprojme.
Me kete rast e perseris edhe njehere se duhet te hekim dore nga ideja se ne do te na ndihmoje Europa.
Ne,shqiptaret duhet te jemi bashke ne pikepamje,ide e projekte te perbashketa.
Eshte e tepert dhe shume fyese qe per dy ura mbi lumin Iber te presim e te marrim leje ne Europe kur investimi eshte brenda territorit te Republikes se Kosoves.
Ta fillojme nga vehtja e ti shtergojme doren njeri tjetrit.
Ti imponohemi politikes shqiptare e cila vepron per interesa partiake e klanore dhe jo per interesa kombetare.
Duhet ta themi se me viziten e dy kryeministrave shqiptare ne Maqedoni,keto dite,te gjithë e kuptuan se eshte institucionalizuar ndarja tek shqiptaret e Maqedonise dhe me gjere.
Njeri prej tyre takoi LIA MOR DERR e tjetri takoi NUKJAVARIN.
E palejueshme per te dy liderët tanë që pa droje bejne politika personale e partiake duke zvetënuar interesin kombetar te shqiptarve…!
Dashamir Uruçi
KUVENDI KOMBËTAR SHQIPTAR-USHC
Tirane,më 3 korrik 2025.
Burimi/Facebook


Leave a Reply