Amerika ka bombarduar bazat bërthamore në Iran por ka vendosur të tërhiqet dhe nuk do të ketë sulme të reja amerikane. Trumpi thotë se ai ka arritur qëllimin dhe se bazat janë shkatërruar “tërësisht”, por akoma nuk dihet se cilat janë vërtet pasojat e bombardimeve amerikane.Iranianët thonë se ata e kanë nxjerrë para bombardimeve pjesën më të madhe të uraniumit nga bazat e bombarduara, por kjo nuk mund të konfirmohet.
Përfshirja e sërishme amerikane në luftime varet nga kundërsulmet eventuale të Iranit ndaj Amerikës, pasi Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret…
Ndërkohë Izraeli dhe Irani kanë vazhduar raketimet mes vete edhe gjatë natës së kaluar.
Nga vendimet e djeshme, shumë me rëndësi është edhe ai i parlamentit të Iranit që të mbyllë për qarkullim ngushticën e Hormuzit, ku kalon rreth 20% e prodhimeve të karburanteve dhe gazit nga Irani, Arabia Saudite, Katari dhe Kuvajti për në vendet e tjera.
Ky vendim akoma nuk është vendimtar, sepse duhet të konfirmohet nga Këshilli më i lartë i sigurisë në Iran. Por mbyllja do të kishte pasoja tepër të rënda për ekonominë botërore.
Në veçanti Kina do të prekej shumë nga kjo mbyllje, sepse Kina merr rreth 60% të nevojave të saja pikërisht nga këto vende, e kjo sasi e karburanteve kalon nëpër Hormuz. Por preken shumë edhe vende dhe rajone të tjera, e natyrisht kjo dëmton edhe vetë prodhuesit.
KS i OKB ka debatuar për gjendjen në Iran dhe bombardimet amerikane, por atje as që pritet ndonjë vendim tepër i rëndësishëm, sepse palët bllokojnë njëra-tjetrën.
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe i kanë bërë thirrje Iranit të mos kundërpërgjigjet ndaj Amerikës.
Shqipëria dhe Kosova i kanë mbështetur sulmet e Amerikës në Iran. Megjithatë ngjarja më e rëndësishme diplomatike e ditës me siguri do të jetë sot vizita e ministrit të Jashtë të Iranit në Moskë dhe takimi me Putinin.
Sado që tingëllon absurde, Putini në këtë moment mund të luajë një rol të rëdnësishëm për shtensionimin e gjendjes.
Burimi/Facebook


Leave a Reply