A D E L A !
E kishin mashtruar në grup dy adoleshentët Adelën,duke i privuar asaj lirine dhe virgjërinë.
Ata,e përdhunuan turpshëm atë, duke përdorur gjithmonë hilenë dhe pabesinë.
Ishin bashkënxanës në gjimnazin e qytetit në vitin e tretë.
Adela, ishte mikja e tyre dhe si e tillë shkonte pa ndrojtje tek ata.
Ishte shumë e bukur dhe po thuaj më e mira nga vajzat në këtë gjimnaz,kishte një fizik për të pasur zili të përkryer,sy të kaltërt, fytyrë e këndshme dhe plot nur,flokët bjondinë të gjata deri në vithe,gjithmonë ato i mbante gërshet dhe në fund një fjongo e kaltërt mbi to.
Këmbët shumë të regullta,gjoksi i bëshëm më tepër se normalja.
Ishte mjaft e çiltër dhe gjithmonë gazmore,kurrë ndonjëherë nuk ja mirte mëndja se mund të dhunohej e poshtërohej prej tyre.
Ata çfrytëzuan sinqeritetin dhe çiltërsinë e saj.
Vishej thjeshtë dhe bukur,prindët që të dy ishin intelektualë,dhe si të tillë me që Adela ishte e vetme në dy vëllezër ishte e privilegjuara e tyre.
Shoqëria midis të treve i kishte rrënjët qysh në shkollen fillore,gjithmonë bashkë dhe në çdo paralel.Të tre ishin nxanës të shkëlqyer dhe si të tillë nuk ndaheshin kurrë?
U çudit i gjithë qyteti jonë,qytet i kategorisë tretë me një popullsi prej gati tre mijë banorësh.
Ngjarja bëri bujë kur policia arestoi djemtë mbas një kallzimi nga prindët e Adeles të cilët ishin shokuar e poshtëruar..
Ashtu si Sokoli dhe Nardi u diskredituan për gjithë jetën,askush nuk do ta besonte.
Adela,kishte treguar fill e për pe gjithë historinë,ajo u kishte hapur zëmrën dy shokëve të saj duke u treguar një lidhje dashurie që kishte me nje maturant qysh kur ishte në vitin e pare.gjë që “shokët” e saj e ksihin mësuar me keqardhje.
Kujtuan se u bë deti kos,një ditë prej ditësh e kërcënuan vajzën se do ta ekspozonin ngjarjen tek prindët ,tek nxanësit e shkollës dhe pse jo në qytet në qoftë se Adela nuk do kënaqte epshet e tyre djaloshare.
Ajo, nuk u besoi syve kur djemtë i kishin çfaqur këtë mendim,ajo u trondit dhe i kërcënoi për pa besinë e tyre,mirpo ata,duke menduar se do ja dilnin përdorën dhunën mbi të.
Ajo,u çfrytëzua në mënyrë barbare prej tyre.
Në shtëpinë e Sokolit ndodhi hataja.
Ata, mbasi dialoguan me të për shumë orë, ajo i përbuzi për çfarë i propozuan dhe nuk pranoi kurrë tu nënështohej “miqve “ adoleshentë të saj.
Ata,në mënyrë kafshërore e shtrinë në krevat të lidhur Adelen dhe e dhunuan që të dy pa menduar për më pas.
Zjarrmi i rinisë i kishte verbuar,pabesia e tyre nuk mund të përshkruhet.
Adela shkonte tek ata si në shtëpinë e saj ashtu edhe ata shkonin të mësonin bashkë në shtëpinë e saj.
Ishte e tmerëshme kur ata më pas deponuan në gjyq të gjithë ngarjen,hetuesi dhe puntorët operative së bashku me prokurorin e çështjes ndërtuan ‘skemën” e krimit siç kishte ndodhur.
Adelën e kishin trasferuar në Korçë tek gjyshja,dhe kur u krye ekspertizma atë e sollën për të deponuar.
Cdo e dhenë e saj përputhej me deponimin e “miqve” të pa besë.
Ndërsa,Martini, maturanti që kishte zënë miqësi me Adelen,si një frikacak u përpoq të distancohej nga ngjarja,ai, deponoi se nuk pat kurrë lidhje me të.
Adela,nuk e denoncoi,as nuk tregoi për dhjetra e dhjetra letra dashurie që kishin shkëmbyer bashkë gjat atyre viteve,.
Këtë e dëshmuan “herojtë” e krimit sipas thënieve të Adeles,gjë që nuk u provua dot.
Martini, i trëmbur nga hetuesia u sëmur mëndërisht.
Ajo, nuk pranoi dhe as provoi një gjë të tillë në lidhje me dashurinë e saj, atyre Sokolit dhe Nardit,ju shtua edhe një akuzë tjetër veç dhunimit ajo e dëshmisë së reme.
Hetuesi,Mark Marku,ahere 24 vjeç u çmënd mbas Adeles,gjat hetimit ai çfrytëzoi rastin dhe e bindi atë për martesë.
Ai, ju betua Adelës se nuk merte parasysh asgjë,sa të mbaronte çështja ai do të shpallte fejesë,dhe ashtu ndodhi.
Dhunuesit, u dënuan me nga 6 vjet burg dhe pesë vjet internim për edukim mbasi të dilnin nga burgu.
Adela brënda vitit u martua.
Mark Marku, mbas martesës ndjehej i lumtur, ai u rit në përgjegjësi duke zënë një vend të lartë në Prokurorinë e Përgjithshme, më pas Adela së bashku me të shoqin përfunduan jashtë shtetit si punonjës në një Ambasadë të vëndeve mike andej nga Amerika Latine..
Djemtë po vuanin dënimin,qyteti i vogël nuk e haronte historinë.
Maturanti KM, nuk u martua kurrë dhe ngeli si i damllosur nga mëndja,ai, u bë pishman për gjithë jetën që u tregua i dobët dhe mohoi gjithçka në lidhje me dashurinë e Adelës,e cila me Mark Markun, fitoi lumturinë dhe hodhi poshtë çdo lloj thashethemesh apo përgojimesh, koha bëri të vetën dhe Adela më pas u bë nënë duke sjellë në jetë një vajzë,Brikenën.
Kaluan vitet dhe shtetit ju shqyen kufitë,Mark Marku së bashku me familjen, ashtu si shumë të tjerë morën rrugët e mërgimit. Adela ishte një bashkëshorte e shkëlqyer dhe një nënë e devotshme.
Në emigracion së bashku me të shoqin punonin me nder duke ritur të voglën me kujdesin e madh prindëror.
(Pjesa e dytë)
vijon…..pjp
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply