Për të balancuar e ekuilibruar veten tonë është nevoja që të praktikohen 5 ushtrimet e deri tanishme në mënyrë të ekuilibruar, duke i alternuar.
Qellimi është të jemi këmbëngulës në mënyrë harmonike për të arritur të bëhemi njerëz të drejtë. Tërë ushtrimet e mësuara, që të pestë janë të rëndësishëm në të njëjtën masë e duhet t’i praktikojmë në mënyrë të drejtë e të barabartë edhe pse disa mund të na vijnë më natyrshëm në bazë të temperamentit tonë, ne nuk duhet t’i praktikojmë më tepër se të tjerët.
Pra objektivat janë këto :
1.duhet të kontrollojmë mendimin tonë,
2.Të jemi të vullnetshëm, të veprojmë.
3.Të mos kushtëzohemi nga ndjenjat tona, të qëndrojmë në qendrën tonë, në zemër. Kjo nuk do të thotë që të jemi indiferent e të ftohtë, të pandjeshëm, por që të përjetojmë në mënyrë të vetëdijshme gjendjet tona emocionale.
4.Të kërkojmë anën pozitive tek gjërat e ndodhitë gjithmonë.
5. Të bëhemi dëgjues e perceptues duke lënë mënjanë tërë bindjet tona dhe të mbajmë të pranishëm faktin që gjithçka dimë mund të jetë ndryshe.
Burimi/Facebook


Leave a Reply