Ikën zgjedhjet dhe me to ‘fluturuan’ edhe premtimet rilindase mbi hyrjen e Shkodrës, zgjerimin e rrugës Harku i Bërdicës-Bahçallëk etj.Hyrja e Shkodrës është premtimi i fushatës për kryebashkiak i Benetit nën hetim, por sot, pas mëse dy vitesh, hyrja e Shkodrës është veçse një gërmadhë mbetjesh të prishjes së ndërtimeve, objekteve e bizneseve që ishin aty.
Premtimet i lanë rradhën heshtjes dhe pritjes e cila duket se do zgjasë deri në fushatën e ardhshme të zgjedhjeve parlamentare apo atyre të parakohshme për kryebashkiak, pasi Benetiani i Parë duket se nuk do përmbyllë mandatin e tij të plotë për shkak të aferave korruptive që ka bërë gjatë ushtrimit të funksionit publik në institucione të rëndësishme, korrupsion i cili tashmë po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
Hyrja e Shkodrës ka mbetur një projekt në letër në ‘sirtarin’ e kryeministrit i cili e hap në kohë fushatash dhe e përdor si “asin nën mëngë” së bashku me drejtuesin e Tij politik për të fituar vota përmes mashtrimit elektoral por e mbyll atë sirtar me “uljen e siparit” të zgjedhjeve për t’a rihapur në fushatat e radhës.
Një sërë projektesh kanë mbetur në fakt peng i fushatave….Rruga Shirokë-Zogaj ka mbetur në vënd numëro, terminali i autobuzëve nuk përmendet më. Është harruar autostrada Milot-Shkodër një investim i domosdoshëm për veriorët por i neglizhuar deri në indiferencë nga qeveria Rama. Rruga e Komanit gjithashtu, duket se do ketë të njëjtin fat të harresës sikurse gjithë investimet propagandë të tjera. Ndërsa rruga e Dukagjinit aq ishte, një fasadë e stër-hiperbolizuar e që në fakt rezultoi një investim i dështuar dhe jashtë standateve të kërkuara nga komuniteti dukagjinas gjatë protestave të organizuara.
Rama dhe drejtuesi politik nën hetim Beci u ndanë të pakënaqur nga zgjedhjet parlamentare pasi synimi i tyre ishte të grabitnin 5 mandate. Ramës iu ‘thye’ egoja e diktatorit ndërsa Becit iu rrit frika se Rama do ‘lajë duart’ me të siç ka bërë me të tjerët, duke e bërë pjesë të familjes së madhe rilindase brënda mureve të 313-ës.
Shkodra do vazhdojë peng i gënjeshtrave elektorale të qeverisë në pushtet e cila nuk do i ketë ditët e gjata. Partia Demokratike nuk i njeh zgjedhjet dhe situata politike pritet të jetë e nxehtë sikurse ditët e verës që po vinë. Ndërkohë, projektet fantazmë do vijojnë të shpalosen, Benet Beci do vazhdojë fasadat dhe propagandën e ‘punëve boshe’, ndërsa çdo ditë e më shumë do jetë dëshmitar i rrëshqitjes së tij politike drejt fundit të pashmangshëm.
Gërmadhat që la’ pas fushata e Rilindjes, do ‘pastrohen’ dhe do ringrihen kur Shqipëria dhe Shkodra të ç’lirohen nga kthetrat e regjimit të Ramës dhe Becit në veçanti dhe të Rilindjes në përgjithësi!








Burimi/Facebook


Leave a Reply