Si drejtues i Institutit Konservator Shqiptar dhe pjese e Partise Demokratike, me ftese te miqve nga Fondacioni Heritage dhe New Direction mora pjese ne takimin e organizatave te te qendres se djathte e konservatore Think Tank Central ne Bruksel.
Mbajta nje fjale ne panelin e organizuar nga miku im Jim Carafano e te moderuar nga ish zyrtarja e larte e administrates Trump Kiron Skinner me teme: Fighting the Dark Ones: Frontlines of Standing for Political Freedom ku fola per zgjedhjet ne Shqiperi, masakren e bere ne 11 maj me detaje, situaten e veshtire qe vendi kalon prej kohesh dhe autoritarizmin gjithmone e me ne rritje.
U paraqita kerkesat e drejta te Partise Demokratike per qeveri teknike, hetim te masakres zgjedhore dhe riperseritje te zgjedhjeve.
Pata mundësine te diskutoja me drejtuesin e konservatorëve europiane ne Parlament, eurodeputetin Nicola Procaccini, nje nga figurat kryesore te partise qe qeveris sot Italine.
Takova me kenaqesi mikun tim Rob Roos, ish eurodeputet dhe anetar bordi i New Direction, eurodeputetin Roberts Zile, zv President i Parlamentit Europian dhe perfaqesues te tjere nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.
Takimet dhe panelet u mbajten me rregullat e Chatham House, me nje fryme bashkepunuese e me objektiva konkrete. Partia Demokratike, Instituti Konservator dhe e gjithe e djathta shqiptare kane nje mbeshtetje te palekundur nga partneret tane te EPP, ECR dhe Republikaneve amerikane te cilet po ndjekin me interes zhvillimet ne vend.



Burimi/Facebook


Leave a Reply