Dita Botërore e Tiroides celebrohet më 25 maj për të rritur ndërgjegjësimin për këtë gjëndër të rëndësishme në trup.
Sëmundja e tiroides është termi i përgjithshëm për gjendjet mjekësore që nuk lejojnë gjëndrën tiroide të prodhojë një sasi të mjaftueshme të hormoneve.
Qëllimi i kësaj date është ndërgjegjësimi i popullatës për t’u njohur me problematikat e gjëndrës së tiroides, shkaqet e tyre, opsionet e trajtimit si dhe rëndësinë e kësaj gjëndre në mirëqenien e përgjithshme.
Gjëndra e tiroides ndikon thuajse në çdo proces të trupit të njeriut. Hormonet që ajo prodhon kontrollojnë metabolizmin e trupit dhe ndikojnë në proceset në të cilat ai përdor energjinë, si: në aparatin kardiovaskular, sistemin nervor, aparatin e frymëmarrjes, sistemin endokrin, peshën dhe temperaturën trupore, ciklin menstrual, etj. Problemet e tiroides hasen më shpesh te gratë.
Ndryshimet në peshë mund të sinjalizojnë një funksion jonormal të gjëndrës tiroide. Nivelet e ulëta të hormoneve tiroide (hipotirozë) mund të shkaktojnë shtim në peshë, ndërsa rënia e pashpjegueshme në peshë mund të vijë si pasojë e prodhimit të shtuar të hormoneve të tiroides (hipertirozë). Hipotiroza haset më shpesh se hipertiroza.
Simptomat
Nëse vëreni se keni më shumë se dy nga shenjat e mëposhtme, bisedoni me mjekun për të ekzaminuar gjëndrën tiroide.
Hipotiroza: Lëkurë e thatë, harresë, kapsllëk, humor të keq, ngërçe muskulore, shtim i pashpjegueshëm në peshë, çrregullim të ciklit menstrual dhe sasi të shtuar të periodave, ënjtje në fytyrë, pacienti ka ftohtë gjatë gjithë kohës.
Hipertiroza: Nervozizëm, vapë dhe djersitje të shtuar, rrahje të zemrës, vështirësi për të fjetur, humbje peshe e pashpjegueshme, menstruacione jo të rregullta dhe me ngjyrë të çelët, sy të fryrë, dridhje të duarve.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Burimi/Facebook/Spitali Amerikan – American Hospital Albania


Leave a Reply