
Unë nuk bëhem dot hipokrite, tek dëgjoj se merni guximin të na përplasni fytyrës, “arritjet” e tij në ditën e vdekjes.
Këto janë punë të Zotit, por harruat se është bashkëpunëtor në krim me betonizimin e Tiranës dhe Shqipërisë?
Po për pastrmin e parave të pista nëpërmjet ndërtimit?
Po për nxjerrjen e fëmijëve në 5 të mëngjesit me gaz lotsjellës?
Po për refuzimin e legalizimit të mijëra pronave se aty miqtë e tij e të pushtetit do ndërtonin kullë?
Po për shembjen e Teatrit Kombëtar e shumë objekte të identitetit e trashëgimisë kulturore?
Ndërkohë që është personi kryesor përgjegjës, pas kriminelit Erion Veliaj, që i ndjeri Qani Muça, pasi i shembën shtëpinë, pasi i grabitën pronën dhe gjithë jetën, e detyruan të vetëvritet më burg.
Ndaj sot, ju hipokritë e të pafytyrë, minimalisht heshtni, se edhe në botën tjetër, nuk po e lini të prehet në paqe, i ndjeri Qani Muça.
PS: Foto 1 më poshtë, gjoja si do kthehej trualli pas shembjes (mashtrim si gjithmonë).
PS 2: Foto 2 më poshtë, kulla që është ngritur pasi i grabitën pronën, jetën, e pasi e detyruan të vetëvritet në burg i ndjeri Qani Muça.
PS 3: E kam detyrim moral që këtē çështje, në nder të emrit të të ndjerit Qani Muça, ta dërgoj në SPAK.

Burimi/Facebook


Leave a Reply