Kapri ka lindur në internim, si pjesë e një familjeje të përndjekur politikisht nga regjimi diktatorial, ku pas fitores së demokracisë i është dashur të kalojë një sërë sfidash.
Pavarësisht kushteve të vështira, prindërit e tij sakrifikuan gjithçka për edukimin e fëmijëve, duke shitur shtëpinë e vetme për t’i ofruar atyre shkollimin e duhur në kryeqytet.
Kapri përfundoi studimet për gazetari dhe shkenca komunikimi në Universitetin e Tiranës dhe më pas fitoi një bursë master në Universitetin e Westminster-it në Londër.
Prej vitit 2014, ai ka kontribuar si pedagog në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës .
Si gazetar e studiues, Kapri është autor i disa librave që trajtojnë periudha të pandriçuara më herët të historisë shqiptare, duke përfshirë Sekretet e Luftës, një libër ku sjell këndvështrimin britanik për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri përmes dokumenteve që gjenden në arkivat britanike dhe “Mbreti Zog pas dyerve të mbyllura”, i cili rrëfen historinë e panjohur të Mbretit Zog për të rifituar fronin.
Me përvojën e tij në gazetari, studime historike dhe angazhimin për të drejtat e njeriut, Erald Kapri sfidon status quo-në dhe pritet të sjellë një perspektivë të re në Kuvendin e Shqipërisë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply