“Nëse Shqipëria vazhdon me të njëjtin tempo, mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian edhe brenda kësaj dekade, pra para vitit 2030”. Kështu është cituar në mediat gjermane të ketë deklaruar në Tiranë Presidenti i Këshillit të Evropës Antoni Costa, gjatë një paraqitje të përbashkët me Edi Ramën.
Ndaj Ramës ka dhe mund të ketë shumë rezerva e kritika për shumë gjëra, por ky samit ishte shumë i qëlluar për vendin.
Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 (në kohën e Berishës), ndërsa kandidate për anëtarësim që nga viti 2014, e në vitin 2022 ka nisur negociatat për anëtarësim në BE.
Dërgimi i këtij sinjali pozitiv është vërtet i mirë, ndonëse në këso rastesh evropianët gjithmon e kanë një POR, e POR-i i Costës ishte që Shqipëria duhet të vazhdojë reformat në vend dhe duhet të vazhdojë rrugën e filluar për afrim me normat dhe standardet e BE. Sidoqoftë, deklarata për afrimin më të shpejtë dhe për mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE duhet të inkurajojë të gjithë, jo vetëm Ramën dhe PS por edhe Berishën dhe PD dhe të tjerët. Le të luftojnë ata për pushtet tërë ditën e natën, por le të luftojnë bashkë për shtet, sepse ky është një sinjal shumë i mirë për Shqipërinë si dhe për rajonin.
E kur jemi tek rajoni, edhe krerët e Kosovës le të luftojnë tërë ditën e natën për pushtet, sepse partitë atë detyrë e kanë, por gjithmonë në vend të parë duhet të kenë interesin e shtetit.
Burimi/Facebook


Leave a Reply