Para dy ditësh Nastradini ynë që është me detyrë Kryetar i Këshillit të (ndrikullave e unukëve) Ministrave të Republikës së Shqipërisë gjatë prezantimit elektoral të PS-së, u shpreh ndër të tjera se “Gjatë qeverisjes së tij janë dhjetëfishuar investimet në ushtri. Kemi gjetur ferrnaja dhe sot është një bazë taktike e NATO-s. Sot, me flotë helikopterësh dhe së shpejti me një anije të madhe luftarake, veç të voglave. Shkollën e aviacionit do ta rilindim. Kemi bërë marrëveshje me një partner shumë të fuqishëm ndërkombëtar”.
Le ti marrim me rradhë këto gënjeshtrat e Nastradin agës sonë. Unë do të mbetem vetëm tek pjesët ku ky ka folur për çështje të aviacionit, ndërsa përsa i përket pjesës së marinës, ju sugjeroj që të lexoni demaskimin që Ish Komandanti i Flotës Detare, Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari i ka bërë gënjeshtrave të Nastradin Ramës https://dosja.al/…/shqiperia-do-te-marre-nje-super…
Nastradin Ed(vin) Rama tha “Kemi gjetur ferrnaja dhe sot është një bazë taktike e NATO-s”, këtu për të gjithë ata që nuk e kanë idenë se kujt i referohet Nastradini, bëhet fjalë për Bazën Ajrore të Kuçovës.
Të thuash kemi gjetur ferrnajë do të thotë që atë bazë e kishte mbuluar ferra dhe bari, ndërkohë që e gjitha kjo është e gënjeshtër.
Por le ta marrim në një moment të vërtetë këtë që thotë Nastradini dhe le të bëjmë një llogaritje të shpejtë arithmetikore.
Nastradini ka ardhur në pushtet në vitin 2013 ndërsa investimi në Bazën e Kuçovës u bë në vitin 2023 dhe përfundoi në vitin 2024.
Pra 10 vjet ky Nastradini e ka lënë ashtu si e ka gjetur, me “ferra”. Apo për këtë ai nuk mban përgjegjësi, por vetëm akuzon.
Tashti vimë tek investimi që ky në deklaratën e tij kur thotë se është investim i tijë “Kemi gjetur ferrnaja dhe sot është një bazë taktike e NATO-s” e lë kastile të pa specifikuar çështjen e këtij investimi, pasi nuk është ky që ka investuar në këtë bazë, por investimi është i NATO-s, e cila e përcakton qartësisht në faqen e saj zyrtare ku thotë “NATO completes modernisation of major airbase in Albania. Kuçova airbase will serve Albania and support Alliance logistics, air operations, training and exercises. NATO funded the base upgrade with around €50 million”.
https://www.nato.int/cps/en/natohq/news_223351.htm
Ashtu siç edhe mund ta lexoni qartësisht tregohet se investimi është i NATO-s, që do të thotë se po të nisemi nga deklarata e Nastradinit se e gjeti bazën një “ferrnajë”, dhe për 10 vjet e la të tillë, po mos të investonte NATO, edhe sot ajo do të ishte “ferrnajë”.
Ky mirë që është Nastradin, por edhe injorant.
Tashti le të vimë te pjesa ku thotë “Sot, me flotë helikopterësh”.
Para se Nastradini të merrte pushtetin në vitin 2013 Forca Ajrore e Shqipërisë posedonte këto mjete ajrore : Vetëm helikopterë transporti të tipit – AW109 copë 1
Bell 205 copë 3
Bell 206 copë 3
BO 105 copë 4
H145 copë 2
AS532 copë 4
Në total 17 copë helikopterë ku 70% e kësaj flote ishte në gatishmëri pune.
Në vitin 2012 NATO kishte marrë vendim që buxheti për nevoja të ushtrisë të vendeve anëtare të sajë duhet të rritet në nivelin 2%.
Do thoni ju ç’bëri Nastradini për ta rritur këtë buxhet?
Asgjë konkrete, por mendoji që të gënjente edhe NATO-n.
Si do thoni juve?
Po me datë 2 dhjetor të vitit 2015 me anë të VKM nr 964 vendosi: PËR KALIMIN E HELIKOPTERËVE E TË PAJISJEVE TË TYRE, NGA MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË TE MINISTRIA E MBROJTJES
Në aneksin 1 të këtij vendimi janë vendosur helikopterët e Ministrisë së Brendëshme të cilët janë: AS 350B copë 2 ; BO 105E copë 2, në total 4 copë
Në aneksin 2 të po këtij vendimi janë vendosur helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë të cilët janë : ALO-3/SA319B copë 4; BO 105E copë 2; EC 135 copë 1, në total 7 copë.
Kalimi i 11 helikopterëve dhe i personelit të tyre në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes e rriste menjëherë shpenzimet e sajë duke e bërë që ajo të kapte 2% e përcaktuar nga NATO.
Pra Nastradini prishi dy njësi helikopterësh për të gënjyer në 2015 NATO-n, dhe për të gënjyer shqiptarët sërish në 2025.
Aktualisht po të bëjmë një llogari totale sot në Forcën Ajrore këta helikopterë janë të bazuar në Bazën Ajrore të Farkës.
Bazë kjo që kur Nastradini erdhi në pushtet e gjeti në nivelin e Regjimentit, por para disa vitesh mendojë që ta ulte nivelin e saj dhe e ktheu në Batalion.
Pra le të bëjmë pak llogarinë arithmetikore të kësaj flotës së helikopterëve që pretendon se posedon Nastradini.
Në 2013 Forca Ajrore kishte 17 helikopterë.
Në 2015 kësaj ju shtuan edhe 11 helikopterë të tjerë që i përkisnin Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Brëndëshme, duke e çuar numrin në 28 Helikopterë.
Këtij numri i shtohet edhe një helikopter i tipit Mi-8 në varësi të Repartit RENEA, duke e çuar kështu numrin në 29.
Në vitin vitin 2021 Ushtria Amerikane vendosi t’i dhuronte Ushtrisë Shqiptare dy Helikopterë të tipit UH 60A, të cilët u morën në dorëzim në fillim të vitit 2024, duke e çuar numrin e helikopterëve tanë në 31 copë.
Epo do thoni të gjithë ju, dhe do bërtasin gjithë patronazhistët e partisë së Nastradinit, se ka të drejtë kryetari kur thotë që kemi një flotë.
Po kryetari e ka një flotë, por nga kjo flotë sot që Nastradini ka vendosur të mbrurret janë në gjendje pune vetëm : 2 helikopterë të tipit UH 60A; 2 helikopter të tipit AS532 Cougar, një helikopter i tipit AW 109, një helikopter i tipit AS 350B nga ata të Ministrisë së Rendit, dhe një helikopter i tipit EC 135 nga ata të Ministrisë së Shëndetësisë.
Dmth që nga 31 helikopterë të flotës së Nastradinit, vetëm 7 prej tyre janë në gjendje pune aktualisht.
Pra vetëm 23% kësaj flote është operacionale.
Dhe sipas standarteve të NATO-s, kur operacionaliteti i një force ndodhet poshtë nivelit 40% ajo forcë llogaritet inegzistente. Po kur është 23%, si duhet të llogaritet?! – Këtë e di Nastradini.
Le të vimë tashti aty ku thotë “Shkollën e aviacionit do ta rilindim. Kemi bërë marrëveshje me një partner shumë të fuqishëm ndërkombëtar”.
Un besoj se ky i referohet deklaratave të zëvendëses së tij Ndrikullës Balluku e cila disa herë ka deklaruar se në aeroportin e Vlorës do hapet një akademi aviacioni.
Por këtu bëhet llaf për një shkollë civile e jo ushtarake.
Dhe kjo nuk bëhet llaf për investim nga ana e shtetit pasi përgatitja e një piloti sipas standarteve të EASA dhe NATO që janë të njëjta, një pilot kushton 60 mijë euro.
Dhe sot në buxhetin e Ushtrisë Shqiptare nuk ka asnjë lloj zëri që parasheh një shpenzim madhor në fushën e aviacionit.
Imagjinoni asnjë nga helikopterët që janë në gjendje pune lart nuk janë në gjendje të kryejnë fluturime natën, dhe kjo për arsye se Ministria e Mbrojtjes nuk ka ndarë asnjë vit asnjëherë një zë për përgatitjen dhe trajnimin e pilotëve aktual për kategorinë e fluturimit natën.
Trajnim i cili duhet kryer jashtë vëndit pasi te ne nuk është e mundur, dhe nuk ka ndarë asnjë zë për modernizimin e helikopterëve për fluturim natën, e as për paisje të pilotëve me mjete për fluturim natën.
Siç e shihni e gjitha kjo deklaratë e Nastradinit është një gënjeshtër e tij e rradhës, për të kaluar edhe këtë rradhë këtë fushatë elektorale.
E fillon duke thene se “Gjatë qeverisjes së tij janë dhjetëfishuar investimet në ushtri”, por ato investime për të cilat flet Nastradinin kanë të bëjnë vetëm me llaç e tulla, aty ku klientët oligarkë të qeverisjes së tijë mbushin xhepat me paratë e taksave tona, por investim konkret në modernizim të mjeteve ushtarake dhe të ngritjes së nivelit operacional të ushtrisë nuk ka bërë asnjë ai si qeveri.
E vetmja gjë që Nastradini ka modernizuar në raport me ushtrinë, janë vetëm gënjeshtrat e tija.
Ps:1. Për të kuptuar gënjeshtrat e Nastradinit për modernizimin e Ushtrisë dhe për shkollat, shikoni bashkëngjitur këtij shkrimi foton e Shkollës së Marinës në Vlorë, se në çfar derexheje e ka katandisur shkollën. (SHkolla eshte ajo godina 2 katshe ballore, jo hoteli mbrapa)
2. Të gjithë patronazhistët e partisë së Nastradinit janë të lirë të shprehin talentin e tyre duke nisur që nga sharjet, e deri te kundër argumentet e pa arsyeshme – për më të mirin, partia ka thënë që do ketë rritje në detyrë.
Nga gojore virtuale – në gojore reale.
Burimi/Facebook


Leave a Reply