Po behet e zakonshme ne Shqiperi,venia ne dispozicion e shesheve per lutjet me raste te festave,kryesisht te besimit islam.Vendin e pare e ze sheshi i Tiranes,ku mijra besimtare myslimane mblidhen e ushtrojne ritet e veta fetare.
Vetëm në Shqiperi po ndodhin çudira të tilla dhe ne vende te tjera,europiane jo.
Ne kemi arritur deri ne ate shkalle,sa te mbulojme shtatoren e kryeheroit Skenderbe,ne sheshin e Tiranes dhe me kane thene edhe bustin e ketij legjendari ne Presidencen e Republikes.
Dhe kete e kemi bere,sa here tek ne kane ardhe lideret e Turqise Islamike.
E kemi bere se mos na hidherohet Erdogani,te cilit mund ti bëjë karshillek edhe i vdekur,luftetari i paepur i lirise se shqiptarve,Gjergji yne i paharruar.
Si qytetar i ketij vendi nuk mund te rri pa thene dy fjale per keto zhvillime me te cilat nuk jam dakort.
Ne kete derexhe,ne na ka çuar politika dhe media shqiptare.
Pse duhet vene ne dispozicion sheshi qendror i Tiranes,besimtarve myslimane,kur ai shesh i perket te gjithe shqiptarve,te te gjitha besimeve.
Pse duhet nje angazhim i jashtezakonshem i medias ne pasqyrimin e veprimtarive fetare te te gjitha llojeve,duke ekzagjeruar rolin dhe ndikimin e fese ne jeten e shoqerise shqiptare.
Nuk mund te bie plotsisht dakort me thenien qe FEJA ESHTE OPIUM PER POPUJT e nderkohe jam plotsisht dakort qe veprimtarite fetare te zhvillohen vetem brenda objekteve fetare,pa pushtuar rruget dhe sheshet qendrore te Shqiperise.
Nje praktike e tillë nuk ka ekzistuar mé parë tek ne.
Fillimet e saj i perkasin medemek demokracise,kur çdo gje u leshua pa frerë,per ti a bere qefin te gjitheve,mjafton qe njerezit ta hidhnin voten aty ku duhej,ne arken e partise ne pushtet.
Ndonese nuk jam praktikant i ndonjë besimi fetar,i kam nderuar dhe i nderoj besimtaret e te gjitha feve.
Eshte e drejte e sejcilit te jete mysliman ortodoks,katolik apo bektashi.
Une jam kunder atyre besimtarve,qe vene fene permbi atdhene,jam kunder atyre qe ne emer te fese mohojne gjakun,gjuhen,traditen dhe origjinen tone,kombetare.
Ne shqiptaret kemi qene ne keto troje edhe kur ishim pagane,kur besonim vetem tek natyra.
Ne ishim ketu para besimit kristian,mbi 2 mije vjet perpara dhe para besimit Islam mbi 1400 vjet perpara.
I kam te gjalla theniet e nje druvari qe vinte tek ne,në Shkodér e na çante drutë e dimrit.Thëniet e tij vinin nga thellësite e shekujve…!
Kur betohej thoshte:”PASHA QIELL E TOKË”e kur mallkonte thoshte:”SHITOFTU ZANA….!”
Shqiptaret sot kane shume probleme te pazgjidhura kombetare.
Vazhdojme te jemi te ndare ne 6 pjese e nderkohe shume pak flasin per te drejtat e shqiptarve e Bashkimin Kombetar Shqiptar.
E dine te gjithe se ne kisha e xhamija,askush nuk merret me keto ćeshtje.
Shqiptaret mbushin si kurre me pare, keto objekte kulti,ku degjojne ne arabisht e greqisht lutje te cilave shume here nuk u a dine as kuptimin.
Gjuhen tone,hyjnore e kane ndaluar edhe turqit edhe greket,ne qindra vite,egersisht.
Pushtuesit otomane kultivuan besimin islam e ndaluan plotsisht mesimin e gjuhes shqipe ne shkolla,ndersa kisha greke,qysh ne Kohen e Kozma Etolianit e mallkonte shqipen si dhe vriste ne menyre shtazarake herojte tane,si Ate Stath Melani,Papa Kristo Negovani e sa e sa te tjere.
Ne doktrinen e Vaso Çubrilloviqit,”antishqiptarit te mirenjohur”shkruhet qarte,se rruga me efikase e shkombetarizimit te shqiptarve eshte islamizimi i tyre.
Me ndihmen e Turqise e disa vendeve arabe,ne Shqiperi,ne Kosove e Maqedoni jane ndertuar e vazhdojne te ndertohen xhamia e medreze pa fund me qellimin qe njerezit te largojne vemendjen e tyre nga atdheu dhe amaneti i te parve e ta kthejne kryet nga i plotfuqishmi i cili do tu a zgjidhe hallet qe kane e do tu a rregulloje te gjitha deshirat e jetes.
Kjo histori po ndodhe perdite e ne syte tane,po ndodhe ne nje kohe, kur me shume se kurre ne kemi nevoje per shkolla,spitale e investime te te gjitha llojeve ne ekonomine tone,te rene nga vakti.
Kultivimi i fese ne te gjitha dimensionet po i largon njerezit nga te drejtat e tyre kombetare e njerzore dhe po i zhyte perdite ne rrugen e besimit e te nenshtrimit pa kushte.
Personalisht i nderoj besimtaret e te gjitha feve.
Kete e kam thene e do ta them gjithmone por besimi tek rreligjioni fetar nuk duhet te na largoje nga atdheu,nga vellezerit e nje gjaku,nga gjuha jone hyjnore,nga trashigimia e jone kulturore e historike.
Shitja e kombit tone,ne arenen nderkombetare me imazhin e nje populli vecanarisht islamik,po na ndan prej shume vitesh,po na largon nga Europa e bashkuar ku aspirojme te futemi.
Do ta mbylle kete shkrim te shkurtër me perfundimin se më shumë se kurrë me jep emocion thenia se FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA…!
Dashamir Uruçi,
Tirane,më 30 mars 2025.
Burimi/Facebook


Leave a Reply