Nëna është burimi i dashurisë dhe i jetës. Ajo është e bërë prej një dashurie të pakushtëzuar që askush tjetër nuk mund të ta japë. Mos e gjyko. Sa herë je ulur ta dëgjosh atë? A ke pasur ndonjëherë një bisedë me të për të shkuarën e saj?
Ndoshta nuk të ka treguar kurrë për jetën e mjerueshme që ka përjetuar para se të vije ti në jetë. Ndoshta nuk të ka folur për plagët që mban brenda vetes, për plagët që hapen sërish sa herë që kujtimet rikthehen… për fëmijërinë dhe adoleshencën e saj të vështirë. Për ato momente të errëta kur askush nuk e dëgjonte, kur është keqtrajtuar, lënduar nga fjalë të rënda, nga varfëria, frika dhe abuzimet.
Sa gjëra fshihen në zemrën e saj dhe nuk t’i ka thënë kurrë, vetëm për të të mbrojtur, për të mos të lënduar, për të mos të lënë një imazh të keq për jetën e saj.
Ndoshta, nga dashuria, ka zgjedhur të mos të tregojë asgjë. Ose ndoshta, heshtja ka qenë streha e saj e vetme për të mos vuajtur më shumë.
Trajtoje mirë, si thesarin më të çmuar që ke në jetë… dhe ajo do të të sjellë bekim, paqe, gëzim, stabilitet dhe jetë të gjatë.
Dhe fëmijët e tu do të të trajtojnë ty pikërisht ashtu siç ti e ke trajtuar nënën tënde, sepse ata mësojnë nga ty çdo ditë dhe nga mënyra se si e do dhe e respekton atë që ke pranë.
Një nënë është unike. Nëse nuk e vlerëson sot, një ditë nuk do të kesh të drejtë të ankohesh për netët pa gjumë.
Nuk është nëna jote ajo që nuk të lë të flesh… janë demonët e tu, mosbindja dhe mungesa e respektit, që nuk do të të lënë kurrë të qetë.
Thenie te bukura
Burimi/Facebook/Struga Post


Leave a Reply