Shqiptarë të dashur,
Gjithmonë ju kam thënë vetëm të vërtetën, pasi kam dashur t’iu ruajë dhe t’iu mbrojë. Situata në vend është kjo;
1. Janë bashkë prej vitesh drejtuesit e pozitës dhe opozitës, biznesi i madh dhe pronarët e disa mediave, thjeshtë luajnë teatër e tallen me ju dhe nga ana tjetër këta kontrollojnë gjithë shtetin, pushtetin, territorin, biznesin dhe paranë tuaj. Shqipëria është vënë në pronësinë e tyre absolute.
2. Ky grup ka caktuar edhe opozitën e re qe e financojnë dhe e promovojnë në media dhe nëpër sondazhe, me qellim që të ruajnë pushtetin dhe që një pjesë e juaj ende nuk e keni kuptuar, madje disa as do ta kuptojnë kurrë.
3. Elena Kocaqi nuk ka lidhje as me grupin e parë dhe me as të dytin, pavarsisht përpjekjeve të tyre për kualicion, kjo sepse unë jam nga ana e popullit dhe nuk e tradhëtojë kurrë atë.
4. Spaku i është vënë pas këtij grupi dhe shumica e tyre është nën hetim, por sesa do të arrij nuk e di.
5. Populli ti hapi sytë dhe të kuptojë se situata është serioze, pasi rrezikojmë shtetin dhe të ardhmen nga kjo bande kaq e fuqishme.
Për momentin gjithçka do të varet sesa do të rezistoj dhe këmbënguli Amerika, Spaku dhe Elena Kocaqi.
Mbi të gjitha populli është ai që ka në dorë gjithçka.
Më hapur sesa kaq nuk kam ça ju them më.
Zoti e ruajt Shqipërinë dhe Shqiptarët!
Burimi/Facebook


Leave a Reply