Kisha patur shpresë që në një fitore të mundshme të opozitës do të kishim ABROGIM të ligjit të Korporatave dhe Investimeve Strategjike!
Kjo sepse ky është ligji më antishqiptar dhe më antikombëtar i miratuar ndonjëherë që nga krijimi i shtetit shqiptar.
Dëmet që ky ligj iu ka bërë pasurive kombëtare të shqiptareve dhe SIDOMOS shenjtërisë së pronës private është i pallogaritshëm.
Abrogimi i këtij ligji as nuk po premtohet më!
Sot, në Hotel Tirana sapo na u tha nga një individ ulur në krah të majtë të Dr Berishës e që i fliste në vesh tërë kohës se ligji vetëm do të amendohet.
Frika ime dhe e shqiptarëve si unë besoj është që amendimet do jenë vetëm sipërfaqësore. Frika pra e thënë thjesht është që Oltat e Ramës do zëvendësohen me Oltat e PD-së!
E frikshme, kur shpresa jonë ka qenë që jo vetëm ligji do abrogohej por do miratohej një ligj që të anullonte në mënyrê prapavepruese pasojat e këtij ligji të tmerrshëm antikombëtar.
Nëse nuk abrogohet ky ligj nuk ka asnjë shpresë se Porti i Durrësit dhe pasuri të tjera të grabitura në emër të këtij do ju riktheheshin shqiptarëve.
Shqiptarëve dhe Shqipërisë iu duhet një ligj që garanton paprekshmërinë e pasurive dhe aseteve kombëtare.
Shqiptarëve dhe Shqipërisë iu duhet një ligj që garanton paprekshmërinë dhe shenjtërinë e pronës private.
Ky ligj dhe fati i tij nuk mund t’i lihet në dorë atyre që ditën flasin në emër të PD-se e në darkë bëjnë allishverishet e tenderave për familjarët e tyre me sektin.
…
Mos na e vrisni edhe atë pak shpresë që kemi!
A kjo asht fryma e re?!!!
Mos na e bllokoni diellin që në pikë të sabahut!
Burimi/Facebook


Leave a Reply